Çerekfinalet e Champions, Barcelona pret Romën, luhet edhe derbi anglez

4 Prill 2018, 12:00| Përditesimi: 4 Prill 2018, 12:05

  • Share

Në “Camp Nou” aty ku është e pathyeshme prej një kohe të gjatë Barcelona pret Romën në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League. Katalanasit janë favoritë dhe u rikthehet Busquets ndërsa trajneri Valverde do të luajë me më të mirët të udhëhequr nga Leo Messi.

Numri një i pankinës së Barcelonës e vlerëson si të rrezikshme skuadrën italiane dhe komplimenton trajnerin Di Francesco.”Roma ka lojtarë të rrezikshëm mbi të gjitha në sulm. Ne duhet të mbrohemi mirë, kualifikimi luhet në 180 minuta me shpresën se do të kalojmë në gjysmëfinale” e mbyll Valverde.

Roma është gati për të bërë surprizën. Trajneri Di Francesco pritet të ketë në dispozicion edhe Naingolan dhe në konferencë sqaron:” Dua të vazhdojmë të ëndërrojmë pasi nuk jemi rastësisht në këtë fazë dhe duam të bëjmë diçka të jashtëzakonshme” e mbyll Di Francesco.

Ndërsa në “Anfield Road” luhet derbi anglez Liverpool-Manchester City po në orën 20:45. Të dyja skuadrat vijnë në formën më të mirë të mundshme pas fitoreve në kampionat dhe do jenë të plota me përjashtim të Kun Agueros. Trajnerit të Liverpool Jurgen Klopp i pëlqejnë kundërshtarët e fortë pasi e cilëson një mundësi të artë për lojtarët e tij.

Ndërsa tek Pep Guardiola nuk shikon ndonjë magji pasi thotë se gjithmonë ka pasur më të mirët në skuadrat e tij. Edhe Pep Guardiola mezi e pret këtë takim dhe nënvizon se City nuk do të ndryshojë mënyrë të luajturi pavarësisht se përballë ka Liverpool. “Nuk do të luajmë me kundërsulme por do bëjmë lojën tonë të zakonshme” e mbyll Pep Guardiola. Për kompanitë e basteve City është pak më favorit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?