Luis de la Fuente, trajneri i Spanjës

Sport

Çerekfinalet e Ligës së Kombeve, dy ndryshime në listën e Spanjës

18 Mars, 15:58| Përditesimi: 18 Mars, 15:59

  • Share

Spanja përballet me Holandën në çerekfinalet e Ligës së Kombeve. Trajneri i Iberikëve, Luis de la Fuente u detyrua të bëjë dy ndryshime në listën e lojtarëve që kishte grumbulluar.

Dy lojtarët e Barcelonës, Inigo Martinez dhe Marc Casado pësuan lëndime. Inigo do të mungojë për dy deri në tre javë, ndërsa Casado do të jetë jashtë për të paktën dy muaj.

Dean Huijsen i Bournemouth, i cili ishte pjesë e përzgjedhjes U-21, është thirrur për të zëvendësuar mbrojtësin Martinez. Luis de la Fuente zgjodhi mesfushorin e Bayer Leverkusen, Aleix Garcia për të zënë vendin e Casados.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?