Sociale

Korçë/ U rrëzua nga çatia, përcillet për në banesën e fundit prifti Kristaq Viso! Në ceremoni merr pjesë dhe imzot Joan Pelushi

3 Qershor, 12:56| Përditesimi: 3 Qershor, 13:04

  • Share

Këtë të martë u zhvillua ceremonia mortore për priftin e ndjerë Kristaq Viso, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Ai ishte një figurë e dashur dhe e nderuar për komunitetin ortodoks të zonës, ku për vite të tëra kishte shërbyer me përkushtim, përulësi dhe dashuri ndaj njerëzve.

Në këtë ceremoni mori pjesë Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Imzot Joan Pelushi, i cili udhëhoqi shërbesën e rastit, duke sjellë me vete një ndjenjë të thellë respekti dhe mirënjohjeje për jetën dhe veprën e priftit Kristaq. Prania e tij ishte një dëshmi e qartë e rëndësisë që prifti i ndjerë kishte për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Ceremonia u zhvillua në praninë e besimtarëve, miqve, kolegëve klerikë dhe përfaqësuesve të autoriteteve lokale.

Miqtë e tij theksuan kontributin e priftit Kristaq.

Ai njihej për urtësinë, këshillat e mençura dhe për aftësinë e tij për të bashkuar komunitetin rreth vlerave të besimit dhe dashurisë së ndërsjellë.

Pas përfundimit të shërbesës, trupi i priftit Kristaq Viso u përcoll me nderime në vendin e fundit të prehjes, në oborrin anësor të kishës në fshatin Çiflig të Korçës.

Kristaq Viso u rrëzua aksidentalisht nga çatia e Kishës Shën Triadha rreth 2 javë më parë.

H.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se pretendimet e PD për ‘trenin bullgar’ ishin justifikim për humbjen?