Bajram Begaj

Politikë

60-vjetori i Batalionit të Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm të FA, Begaj: Brezi i sotëm trashëgon uniformën dhe nderin e atyre që shërbyen para jush

1 Tetor, 13:39| Përditesimi: 1 Tetor, 13:46

  • Share

Presidenti  Bajram Begaj mori pjesë sot në ceremoninë e kremtimit të 60- vjetorit të themelimit të Batalionit të Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Presidenti vlerësoi përkushtimin e efektivëve ushtarakë, personelit civil dhe vizionin e drejtuesve të cilët e kanë shndërruar sot këtë batalion në njësi elitë dhe të modernizuar të strukturave mbështetëse të Forcave të Armatosura.

Duke iu referuar këtij rrugëtimi me sfida dhe sakrifica, Presidenti i Republikës theksoi gjatë fjalës së tij se kjo njësi kurrë nuk është ndalur në përmbushjen e misionit të saj.

“Brezi i sotëm, trashëgon jo vetëm uniformën, por edhe nderin e atyre që shërbyen para jush, duke e mbajtur të gjallë frymën e përkushtimit ndaj atdheut. Kjo njësi si të gjithë Forcat e Armatosura, kanë hyrë në një epokë të re, më e motivuar në misionin e saj, më moderne në pajisje dhe aftësi dhe më e respektuar në shoqërinë shqiptare: Sot, uniforma e ushtarakut shqiptar është simbol i disiplinës, i përkushtimit dhe i dinjitetit kombëtar”, tha Begaj.

Duke iu referuar misioneve brenda dhe dhe jashtë vendit Presidenti Begaj vlerësoi se: “Përmes disiplinës, profesionalizmit dhe përkushtimit të efektivëve tanë në misionet e NATO-s, të Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian, roli i Shqipërisë është forcuar dhe është bërë i dukshëm në arenën ndërkombëtare”.

Në kontekstin e sfidave gjeopolitike dhe ato të sigurisë, Kreu i Shtetit, nënvizoi bashkpunimin me Aleancën Veriatlantik dhe rolin e partnereve strategjike vecanërisht të SHBAsë për paqen e stabilitetin si edhe mbështetjen në modernizimit të Forcave të Armatosura.

Një mirënjohje të vecant në këtë ceremoni Presidenti i Republikës, përcolli ndaj Truprojave të Nderit dhe Orkestrës Frymore të cilat kanë përfaqësuar me dinjitet jo vetëm Forcat e Armatosura, por edhe shtetin shqiptar në ceremoni kombëtare e ndërkombëtare.

“E them me bindje se efektivët e Truprojës së Nderit dhe Orkestrës Frymore e kanë nderuar uniformën e shenjtë me ngjyrat e flamurit”, deklaroi Presidenti i Republikës.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen, si e vlerësoni?