Presidenti Begaj me të diplomuarit

Politikë

Ceremonia e diplomimit në ‘Shkollën Shqiptare të Studimeve Politike’, Begaj: Kemi nevojë për një frymë të re, ku idetë duhet të ballafaqohen me argumente

26 Shkurt, 12:52| Përditesimi: 26 Shkurt, 16:02

  • Share

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike, e cila që prej vitit 2007 ndihmon në edukimin e thelluar për mirëqeverisjen dhe demokracinë. Gjatë fjalës së tij Begaj përshëndeti pjesëmarrësit e gjeneratës 2024 të shkollës, përfaqësues të forcave të ndryshme politike, administratës qendrore dhe vendore, shoqërisë civile dhe medias.  

Presidenti theksoi studimi në këtë shkollë ndërtohet kultura politike, kultura politike që i duhet vendit, një kulturë që shmang retorikat e ashpra dhe eliminonpërçarjen.

"Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike ofron një formim të thelluar, gjithëpërfshirës dhe plotësues,duke ndërthurur njohuritë për artin e politikëbërjes me njohuritë juridike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare duke ndërthurur, përvojën shqiptare me atë ndërkombëtare, si dhe përvojën profesionale me konceptet teorike dhe standardet që ne duhet të kemi.

Rrugëtimi i kësaj shkolle që nga viti 2007 ka treguar se Shqipëria ka potencial të madh për të nxitur dhe përgatitur udhëheqës, të cilët jo vetëm e kuptojnë demokracinë, por ata angazhohen ta mbrojnë e ta zhvillojnë atë në të gjitha nivelet e shoqërisë dhe qeverisjes. Për secilin prej jush tashmë çelet një kapitull i ri, në të cilin dijet dhe përvoja që keni fituar këtunuk i shërbejnë më vetëm avancimit personal në karrierë. Kontributi dhe angazhimi juaj konkret i shërben ndërtimit të një shoqërie më të mirë.

Kjo shkollë është një hapësirë ku ndërtohet kultura politike, kultura politike që i duhet vendit, një kulturë që shmang retorikat e ashpra dhe eliminonpërçarjen, një kulturë në të cilën mbizotëron toleranca, respekti, mirëkuptimi dhe dialogu të gjjitha këto në shërbim të interesit kombëtar. Shoqëria jonë ka ende për të mësuar mbi parimet e një debati të shëndetshëm politik. Idetë dhe alternativa të ndryshme duhet të përballen për të konkurruar, jo thjesht për të rrëzuar njëra-tjetrën. Shqipëria ka nevojë për një frymë të re, për një angazhim politik dhe shoqëror ku idetë duhet të ballafaqohen me argumente, ku kundërshtarishihet si bashkëkonkurrues", tha Begaj.

Sipas tij kjo shkollë është vendi ku formohen ata që mund ta ndryshojnë këtë realitet.

"Kultura politike që kultivohet këtu duhet të reflektohet kudo: në jetën politike e publike, në administratë, në sipërmarrje dhe në media. Vendi ynë ka nevojë për qytetarë aktivë, të informuar, të aftë të debatojnë, të propozojnë e të punojnë bashkërisht për të siguruar një të ardhme më të begatë. Një tjetër arritje e kësaj shkolle është aftësia për të bashkuar njerëzit.

Këtu sot janë mbledhur të rinj e të reja nga fusha të ndryshme të jetës, nga shoqëria civile, media, administrata publike e politika. Në këtë vit akademik ju keni ndarë së bashkueksperienca e njohuri dhe keni mësuar se,pavarësisht dallimeve që mund të keni me njëri-tjetein, qëllimi duhet të jetë një dhe i përbashkët: një Shqipëri më e zhvilluar", shtoi Presidenti.

Më tej Begaj nënvizoi se rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE nuk është thjesht çështje politike, por një proces transformimi i thellë i mënyrës se si ne qeverisim.

"Të gjithë ju që diplomoheni sot, jeni pjesë e këtij transformimi. Ndërsa Shqipëria ecën drejt integrimit në familjen europiane, ne kemi gjithnjë e më shumë nevojë për drejtues me ndjeshmëri dhe vizion të qartë për prioritetet e Shqipërisë së ardhshme.

Si shtet e shoqëri ne kemi ende nevojë për formim më cilësor demokratik, për kulturë më të thelluar ligjore dhe forcim të institucioneve. Shqipëria ka nevojë për politikanë e vendimmarrës të rinj e largpamës, jo vetëm në moshë, por edhe në ide dhe energji, për modele të reja politike. Si shtet e shoqëri ne kemi nevojë të rikthejmë vëmendjen te dija për një elitë të re të formuar dhe konkurruese. Shqipëria ka nevojë për ekspertë të aftë e profesionistë që adresojnë sfidat dhe ofrojnë zgjidhje për të gjitha reformat dhe problematikat në kuadër të negociatave për anëtarësim në BE", nënvizoi Begaj.

Drejtori i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike, Erjon Tase, e cilësoi grupin e 22 të diplomuarve të këtij viti, një kontribut të mirë për të kontribuar në jetën publike, sidomos tani që po përjetohet një udhëkryq. 

“Shoqëritë tona tashmë vuajnë një krizë e thellë, vuajnë një ndarje, dhe në këto momente është më e rëndësishme se kurrë, që ne të kemi njerëz që qëndrojnë së bashku, të gatshëm për të dialoguar dhe pranuar argumentet e kundërta”,-tha Tase. 

Mes të diplomuarve të këtij viti, ishin gazetarë, punonjës të administratës, këshilltarë bashkiakë dhe politikë, zëvendësministra, pedagogë dhe aktivistë të shoqërisë civile. 
Mes tyre, u diplomua edhe gazetarja e Report TV, Esiona Konomi e cila në përshëndetjen e saj, inkurajoi studentët të kalojnë në vijë të parë të kontributit. 

“Të gjithë ne punojmë në organizata të rëndësishme ose pranë liderëve të rëndësishëm. Është koha që ne të kalojmë në vijë të parë. Kjo nuk do të thotë të ulemi patjetër në karrigen më të lartë të organizatës, por të fillojmë të ndryshojmë mendësinë tonë dhe aktivizmin tonë në qelizën ku veprojmë për ditë. Modelet e reja janë mes nesh, e ne nuk duhet të dekurajohemi nga paragjykimi se një i vetëm nuk bën dot ndryshimin”,-tha Konomi. 

Imeldi Sokoli, një urbanist dhe këshilltar bashkiak në Shkodër, që gjithashtu përshëndeti ceremoninë, theksoi se shkolla e Këshillit të Evropës kishte përforcuar vetëdijen e pjesëmarrësve për interesin publik. 

“Kjo akademi dhe mënyra se si është ndërtuar si një gur themel për ne, për të ndryshuar mentalitetin e politik bërjes në Shqipëri. Parimet themelore të saj janë konsensusi politik dhe argumenti në dialogun politik, instrumentet ligjorë dhe prevalimi i interesit publik”,-tha Sokoli.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?