Joe Biden

Ceremonia e inaugurimit të Biden, ‘Facebook’ paralajmëron se do bllokojë eventet afër Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit

18 Janar 2021, 09:00| Përditesimi: 18 Janar 2021, 09:03

  • Share

Facebook ka bërë të ditur se do të bllokojë përdoruesit të krijojnë ngjarje afër Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit Amerikan, ku do të mbahet inaugurimi i presidentit Joe Biden.

Disa ura kryesore në Uashington do të mbyllen të martën, një ditë para inaugurimit. Deri në 25,000 forca policie do të jenë në qytet për inaugurim. 

Kompania e rrjetit social ka bërë të ditur se do të bëjë një rishikim të të gjitha ngjarjeve në Facebook në lidhje me inaugurimin dhe se do të hedhë poshtë ngjarjet që do të shkelin rregullat e tij.

Kjo lëvizje e Facebookut vjen pas dhunës së shfaqur javën e kaluar në Washington kur mbështetësit e presidentit Donald Trump hynë me dhunë në Kongresin Amerikan, pas retorikës disa javore dhe organizimit të dhunës nëpër rrjetet sociale, për të cilën kongresi kërkon të fajësojë presidentin ende në detyrë Donald Trump.

Kompania po e bën këtë për të "parandaluar njerëzit të përpiqen të përdorin shërbimet tona për të nxitur dhunë", sipas një postimi të kompanisë.

FBI-ja ka paralajmëruar për mundësinë e protestave të dhunshme të planifikuara në Ëashington dhe 50 shtete të tjera ditën e inaugurimit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?