Ceremonia e kurorëzimit të mbretit Charles, Harry do të marrë pjesë pa Meghan

13 Prill 2023, 14:12| Përditesimi: 13 Prill 2023, 16:46

  • Share

 ‘Rebeli’ i familjes mbretërore, Princ Harry do të shkojë në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles, por nuk do të jetë i shoqëruar nga dukesha e Sussex, Meghan Markle e cila nuk do të marrë pjesë në Buckingham Palace.

Që kur Princi Harry publikoi librin e tij të titulluar ‘Princi”, i cili zbuloi mosmarrëveshjet e tij me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, nisën spekulimet nëse Harrëy do të merrte pjesë në ceremoninë  e kurorëzimit të atit. Por si duket Princi, i është dorëzuar detyrave të tij mbretërore dhe do të përfaqësojë familjen mbretërore në ccer3emoninse në Buckingham Palace.

Këtë rezultat kishte shpresuar familja mbretërore,  e cila nuk do të dukej aspak e hijshme pa pjesëmarrjen e princit të tyre.

Por ajo që tërhoqi vëmendje ishte mungesa e Meghan,  e cila do të qëndrojë larg çdo pallatit mbretëror dhe nuk don të jetë pjesë e ceremonisë. Ajo do të qëndrojë në SHBA me fëmijët dhe mos harroni se kurorëzimi bie në ditëlindjen e katërt të Princit Archie, djalit të Princit Harry.

Buckingham Palace nuk po bëri asnjë koment tjetër përveç se konfirmoi pjesëmarrjen e Princit Harry. Nuk e dimë nëse do t'i hapet vend në kortezhin e karrocave apo edhe nëse tani do t'i ofrohet një vend në ballkon. Ose nëse Harry do të donte të ishte pjesë e njërës prej tyre.

Harry e bëri të qartë në biografinë e tij dhe intervistat e mëvonshme se ka shumë për të diskutuar përpara se të vendoste nëse do të vinte.

Vendimi i Meghan për të mos ardhur është shumë më i nuancuar. Ne nuk e kemi parë atë në Mbretërinë e Bashkuar që nga funerali i Mbretëreshës. Mungesa e saj sigurisht që do të duket sikur përçarja mes saj dhe familjes mbretërore është larg nga shërimi.

Në fakt, nuk ka asnjë sugjerim për ndonjë afrim midis Harry-t dhe anëtarëve të familjes mbretërore.

Sido që të jetë, për Mbretin ky do të jetë një lajm i mirëpritur dhe ai do të jetë i kënaqur që të dy djemtë e tij të shikojnë momentin e kurorëzimit të tij.

 

 

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?