Foto nga 'Oscars'

Ceremonia e 'Oscars' me shikueshmërinë më të ulët të të gjitha kohërave

11 Shkurt 2020, 14:57| Përditesimi: 11 Shkurt 2020, 15:02

  • Share

Shikueshmëria televizive e ndarjes së çmimeve Oscar këtë vit shënoi nivelin më të ulët të të gjitha kohërave.

Sipas “Los Angeles Times”, rreth 23.6 milionë njerëz e shikuan ceremoninë të dielën, krahasuar me 29.5 milionë, vitin e kaluar.

Pavarësisht shifrave në rënie, eventi “Oscars”, mbetet më i shikuari i të gjitha kohërave.

Në vitin 2019, ceremonia mundi të përmbyste tendencën 4-vjeçare të rënies së shikimeve dhe audienca e tij u rrit me 11% duke shkuar shifrën 26.5 milionë të vitit 2018.

Kjo edhe për shkak të performancës së Lady Gagas dhe Bradley Cooper ndërkohë që ishin grupi “Queen” ata që hapën spektaklin.

Ky ishte viti i parë që ceremonia u mbajt pa një prezantues, cka edhe shumëkush e vlerësoi si një arsye për rritjen e audiencës.

Por këtë vit “Oscars” nuk arriti suksesin që mendohej të kishte.

Këngëtarja dhe aktorja Janelle Monae hapi spektaklin që zgjati për tre orë e gjysmë, duke u pasuar nga performanca të muzikantëve Elton John dhe Billie Eilish.

Çmimet u prezantuan nga çifte të famshme mes të cilëve, Timothee Chalamet dhe Natalie Portman, dhe Stiv Martin e Kris Rok.

Për herë të parë çmimin e filmit më i mirë e mori një prodhim jo në gjuhën angleze, “Parasite”, me kast korean.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?