Konfirmohet pjesëmarrja e Kryeministrit grek, Mitsotakis me një delegacion të gjerë nga Athina, përfshirë 5 ministra të kabinetit të tij qeveritar, në ceremoninë e varrimit të Kryepeshkopit Anastas, të enjten më datë 30 janar, ora 11:00.
Konfirmohen edhe pranitë e Patriarkut të Konstandinojës, Bartolomeu; Patriarku i Izraelit Theofili i III i Jerusalemit; Patriarku i Athinës Jeronimi; Patriarku i Qipros, Patriarku i Aleksandrisë; Patriarku i Bullgarisë; Patriarku i Rumanisë
Delegacion i gjerë nga Vatikani, që do të drejtohet nga Sekretari i Shtetit, Pietro Parolin.
Kryepeshkopi dhe klerikë nga Polonia, Drejtues të “Saint Rgidio”; delegacion nga Këshilli Botëror i Kishave (institucion që përfshin të gjitha kishat, katolike, protestante apo ortodokse), përfaqësues nga unioni ‘Fetë për Paqen’, një delegacion nga kishat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës etj.
Lajmi kryesor:
Arkivoli i kryepeshkopit Anastas tek Katedralja "Ngjallja e Krishtit", kortezh me priftërinj e besimtarë në homazhe! Të enjten në Tiranë Mitsotakis dhe patriarkë të lartë botërorë (VIDEO)
G.K/S.G/ReportTv.al