Presidenti Ilir Meta me qytetarët në Dibër të Madhe

Kronikë

Ceremonia për 111-vjetorin e 'Kongresit të Dibrës', i pranishëm edhe Meta: I lumtur të jem mes motrave e vëllezërve të Dibrës së Madhe të Kastriotëve

21 Nëntor 2020, 12:54| Përditesimi: 21 Nëntor 2020, 12:57

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë në Dibrën e Madhe ku ka qenë prezent në ceremoninë solemne kushtuar 111-vjetorit të ‘Kongresit të Dibrës’, kongres i cili ishte pikënisje e  kryengritjeve mbarë kombëtare për liri dhe pavarësi.

Meta është shprehur i lumtur që ndodhet mes motrave dhe vëllezërve të dashur të Dibrës së Madhe të  Kastriotëve dhe shumë intelektualëve.

"Shumë i lumtur të jem sot pranë motrave e vëllezërve të dashur të Dibrës së Madhe të Kastriotëve, Iljaz Pashë Dibrës, Josif Bagerit, Dom Nikoll Kaçorrit, Vehbi Dibrës e shumë patriotëve e intelektualëve të tjerë, për të kremtuar së bashku 111-vjetorin e Kongresit të Dibrës", shkruan Meta në facebook, duke publikuar edhe foto nga takimi me disa qytetarë.

Gjatë qëndrimit të tij në Dibër të Madhe, Presidenti Meta pritet të takohet dhe me krerë të Institucioneve të larta Qendrore e Vendore të Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësues të partive politike shqiptare.

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?