Sociale

Ceremonia, përkujtohet 80-vjetori i Çlirimit të qytetit të Fierit

15 Tetor 2024, 17:56| Përditesimi: 15 Tetor 2024, 18:00

  • Share

Në ceremoninë jubilare të 80-vjetorit të Çlirimit të Fierit u vendosën kurora me lule pranë monumentit kushtuar kësaj dite historike. 

15 tetori do të mbetet në kujtesë si dita e çlirimit të Fierit, dita më e rëndësishme për këtë qark.

“Sakrifica dhe vepra e 1,900 partizanëve të kësaj zone, prej të cilëve 447 ranë dëshmorë, meriton mirënjohjen dhe vlerësimin e të gjithëve. Kjo datë e rëndësishme për Fierin përkon sot me një ditë historike për të gjithë vendin. Hapja e kapitujve të parë të negociatave për anëtarësimin në BashkiminEuropian shënon nga sot nisjen e një faze të re në rrugën europiane të Shqipërisë”, tha kryebashkiaku Armando Subashi.

Në çlirimin e qytetit dhe të mbarë vendit, populli i Fierit dha një kontribut të jashtëzakonshëm, me 1 900 partizanë.

R.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?