Ceremonia simbolike e çiftit të së njëjtës gjini, Kisha Katolike: E ndaluar sipas doktrinës tonë! Personi me veshjen kleriku katolik, s’ka lidhje me ne

20 Maj, 12:05| Përditesimi: 20 Maj, 12:31

  • Share

Kisha Katolike ka reaguar në lidhje me ceremoninë simbolike martesore të çiftit të së njëjtës gjini, Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj.

Sipas Kishës Katolike, martesa mes personave të së njëjtës gjini është e papranueshme dhe kategorikisht e ndaluar. Kisha katolike sqaron po ashtu se personi në foto edhe pse paraqitet nga ana e jashtme me veshjen e një kleriku katolik, nuk ka asnjë lidhje me Kishën katolike dhe nuk përfaqëson asgjë tonën.

‘Sikurse jemi njoftuar nëpërmjet mediave, dje në ambientet e Bashkisë Tiranë, është zhvilluar një ceremoni në dukje “martesore” mes personave të së njëjtës gjini. Në lidhje me këtë gjë Kisha katolike në Shqipëri dëshiron të sqarojë të gjithë besimtarët dhe mbarë opinionin publik që: a) Bazuar në Doktrinën, Traditën dhe Magjisterin e Kishës, martesa mes personave të së njëjtës gjini është e papranueshme dhe kategorikisht e ndaluar. b) Lejimi dhe publikimi i ceremonive të tilla në institucionet shtetërore janë të papranueshme për sa kohë martesat mes të njëjtës gjini nuk janë të aprovuara me ligj në vendin tonë. c) Personi në foto edhe pse paraqitet nga ana e jashtme me veshjen e një kleriku katolik, nuk ka asnjë lidhje me Kishën katolike dhe nuk përfaqëson asgjë tonën.’- thekson kisha Katolike.


Lajmi kryesor:

Dasma e çiftit të së njëjtës gjini në tarracën e bashkisë së Tiranës, Alba Ahmetaj: Ceremonia ishte simbolike! Komunitetet fetare: Feja dhe ligji e ndalon


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?