Cërrik-Një 15-vjeçare në Cërrik ka denoncuar mësuesin e saj se e ka ngacmuar seksualisht gjatë periudhës prill-maj.
Denoncimi nga asoleshentja është bërë dje (21 tetor, 2024).
Pas kallëzimit uniformat blu kanë ndaluar mësuesin 48 vjeçar.
“Ditën e djeshme, në Komisariatin e Policisë Cërrik është paraqitur një 15-vjeçare, e cila ka kallëzuar në prani të psikologut, se gjatë kohës që udhëtonte në autobusin e shkollës, në periudhën prill-maj, ishte ngacmuar seksualisht nga mësuesi i saj, shtetasi K. J., 48 vjeç. Në vijim të veprimeve, u ndalua me iniciativë shtetasi K. J., 48 vjeç”, informoi sot policia.
Vijojnë veprimet për dokumentimin e rastit.