Cërrik/ 28-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin, vihet në pranga

9 Maj, 08:22| Përditesimi: 9 Maj, 08:33

  • Share

CËRRIK- Një 76-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor. Ai është përplasur teksa ecte në aksin rrugor "Cërrik-Papër", nga një mjet tip Audi.  

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, 8 maj, ndërsa mjeti drejtohej nga një 28-vjeçar, i cili është vënë në pranga. 

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor "Cërrik-Papër", me automjetin tip "Audi" që drejtonte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. L., 76 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?