Kronikë

Cërrik/ Bëri drift me makinë dhe videon e publikoi në TikTok, e pëson i riu! Gjobë e lartë dhe nën hetim

9 Shtator, 15:22| Përditesimi: 9 Shtator, 15:32

  • Share

Një 26-vjeçar në Cërrik është gjobitur me vlerë të lartë dhe është vënë nën hetim në gjendje të lirë pasi bëri manovra të rrezikshme me makinë.

I riu me iniciale S.T. bëri drift me automjetin e tij tip Benz në mes të qytetit dhe videon e publikoi më pas në rrjetin social TikTok.

Policia e identifikoi të riun dhe më e pas shoqëroi në komisariat, së bashku me automjetin e tij.

Në përfundim të veprimeve hetimore, 26-vjeçari u vendos nën hetim për veprën penale prishje e qetësisë publike, si dhe u gjobit me 40 mijë lekë për shkelje të Kodit Rrugor.

Njoftimi i Policisë Cërrik:

Bëri drift me automjet, në qendër të banuar, procedohet penalisht dhe administrativisht, 26-vjeçari.

Sekuestrohet automjeti.

Në lidhje me një video të publikuar në portalin "TikTok", në të cilën shfaqet një automjet duke kryer manovër të rrezikshme (drift), në Cërrik, sqarojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik kanë kryer veprimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit.   

Drejtuesi i automjetit, shtetasi S. T., 26 vjeç, banues në Cërrik, është shoqëruar në Komisariat, bashkë me automjetin.     

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. T., për veprën penale "Prishja e qetësisë publike". 

Gjithashtu, shtetasi S. T. u ndëshkua me masë administrative 40 000 lekë, bazuar në pikat 3 dhe 8 të nenit 139 të Kodit Rrugor.       

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor apo veprime të tjera të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.

V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të sigurt ndiheni?