Cërrik- Bombola e gazit i vë zjarrin banesës dhe plagos kryefamiljarin e moshuar.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në fshatin Dëshiran të Belshit.
Policia vendore tha se pas hetimeve paraprake dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit, ka rënë zjarr në banesën e H. C., 85 vjeç.
“Si pasojë është dëmtuar 85-vjeçari, i cili është transportuar në spital dhe po merr mjekim”, bëri me dije policia për pasojat e ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Komente
