Foto ilustruese

Cërrik/ Digjen dy automjete në pronësi të një shtetasi (EMRI), policia në vendngjarje

6 Mars, 09:04| Përditesimi: 6 Mars, 09:08

  • Share

CËRRIK - Dy automjete janë djegur plotësisht mëngjesin e sotëm në lagjen nr.1. Siç bëhet me dije, automjetet kanë qenë në pronësi të Ariol Broshkës.

Sipas njoftimit të policisë në lagjen nr.1 ra një zjarr dhe u dogjën automjetet, por ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po heton rrethanat e rënies së zjarrit.

"Cërrik/Informacion paraprak 

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr dhe janë djegur pjesërisht 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasit A. B., 31 vjeç, banues në Cërrik.  

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.", thuhet në njoftimin e policisë.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?