Makinat e djegura

Cërrik, dogji 2 makinat e dy vëllezërve, arrestohet pas 3 muajsh 34-vjeçari

26 Qershor, 09:44| Përditesimi: 26 Qershor, 10:00

  • Share

Një 34-vjeçar në kërkim, i identifikuar si Ilborjan Fezullau, është arrestuar nga policia e Cërrikut, pasi dyshohet se ka djegur me lëndë djegëse, 2 automjetet e 2 vëllezërve 3 muaj më parë.

Uniformat blu njoftojnë se 34-vjeçari, ka qenë i dënuar më parë për tentativë për vrasje.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 34-vjeçari, më datë 06.03.2024, gjatë natës, në lagjen nr. 1, për motive të dobëta, ka djegur me lëndë djegëse, 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve A. B. dhe J. B., informoi sot policia.   

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?