Policia e Cërrikut

Kronikë

Cërrik/ Gruaja tenton flijimin me ‘koktejl’ ilaçesh pas dhunës së bashkëshortit, shpallet në kërkim 70-vjeçari!

22 Gusht, 13:16| Përditesimi: 22 Gusht, 13:20

  • Share

Cërrik- Shtyu bashkëshorten në tentativë vetëvrasje si pasojë e dhunës që ushtronte në familje, shpallet në kërkim i moshuari i dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur në Cërrik, teksa 62-vjeçarja për fat të mirë ka mbijetuar, edhe pse mësohet se ka kapërdirë për të kryer flijimin, një ‘koktejl’ medikamentesh. Policia e Elbasanit konfirmoi sot (22 gusht) shpalljen në kërkim të 70-vjeçarit me inicialet T.H.

Për 62-vjeçaren, informohet se gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik shpallën në kërkim shtetasin T. H., 70 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij 62 vjeçe, e cila dyshohet se për këtë shkak ka tentuar të vetëvritet, duke konsumuar medikamente. 62-vjeçarja është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, tha policia vendore.

Ndërkohë që paralelisht me hetimet, po punohet për kapjen e shtetasit T. H., dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?