Foto ilustruese

Kronikë

Cërrik, përplaset me BMW-në, policia arreston në spital drejtuesin e motoçikletës (EMRI)

12 Gusht 2018, 09:32| Përditesimi: 12 Gusht 2018, 09:54

  • Share

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona për veprën penale, "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

Në pranga ka rënë Mario Dermyshi, 22 vjeç, banues në fshatin Zgjubë, Gramsh, pasi në aksin rrugor Cërrik-Gramsh, në fshatin Gostimë, duke drejtuar motoçikletën, është përplasur me mjetin tip “BMW”, me targa AA962EM, me drejtues B.N., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit është aksidentuar drejtuesi i motoçikletës Mario Dermyshi, i cili ndodhet në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën. 

Është arrestuar gjithashtu edhe Theudhor Ç, 18 vjeç, banues në lagjen "Dyle Haxhire", Elbasan. Pasi në bulevardin “Qemal Stafa”, Elbasan, ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?