Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak

9 Tetor, 09:53| Përditesimi: 9 Tetor, 10:03

  • Share

Policia e Cërrikut ka vënë në pranga ditën e sotme 36-vjeçarin Spartak Sinani, pasi qëlloi me armë zjarri të cilën e mbante pa leje, në fshatin Liçaj.

Gjatë kontrollit në banesën e 36-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehur në kopsht, armën e zjarrit pistoletë, ndërsa në ambientet e tjera të banesës kanë gjetur një krehër me municion luftarak, 2 armë pneumatike, 1 palë dylbi dhe 1 thikë. 

 “Ky shtetas dyshohet se në gjendje të dehur, ka qëlluar në ajër, me armë zjarri pistoletë, pas mesnatës, në rrugë, në fshatin Liçaj. Nga të shtënat nuk ka patur dëmtime”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.     

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?