Thika dhe shkopi i bejsbollit i sekuestruar

Kronikë

Cërrik/ Tentoi të vriste me thikë 37-vjeçarin pas një sherri, arrestohet i riu! Nis hetimi edhe për të plagosurin, iu gjet një shkop bejsbolli

7 Mars, 09:10| Përditesimi: 7 Mars, 09:43

  • Share

Cërrik- Një 24-vjeçar në Cërrik është vendosur në pranga pasi tentoi të vriste me thikë një 37-vjeçar pas një konflkti të çastit.

Ngjarja është regjistruat në fshatin Gjyralë.

Ndërkohë policia njofton se ka nisur hetimi edhe për 37-vjeçarin pasi në automjet iu gjet 1 shkop bejsbolli.

" U kap dhe u vu në pranga, menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i rastit, shtetasi U. Ll., 24 vjeç, banues në Cërrik. Ai dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin S. Rr., 37 vjeç. I plagosuri është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën", informoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?