Foto ilustruese

Kronikë

Cërrik/ Tenton të përdhunojë 73-vjeçaren në banesë, arrestohet në flagrancë (Emri)

25 Korrik 2018, 16:52| Përditesimi: 25 Korrik 2018, 16:56

  • Share

Tahir Allkja, 53  vjeç, banues në Shalës të Cërrikut, është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e një 73-vjeçareje dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të, kur në banesë s’ka patur asnjë nga familjarët të pranishëm.

Njoftimi i plotë:  

Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, u arrestua në flagrancë shtetasi :

Tahir Allkja ,53 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik,(i dënuar  më parë për veprën penale “Dhune ne familje”) Ky shtetas u arrestua pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e shtetases R.T. 73 vjeçe, banuese në Cërrik, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të, pasi në banesë nuk ka pasur asnjë familjar. Materialet i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Elbasan, për veprën penale “Marrdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativë” e parashikuar nga neni 102, 22 i  Kodit Penal.

Komento

Komente

  • Erik: 25/07/2018 18:01

    Fiksimi i adoleshences besoj, kujtoi se erdhi momenti qe te prekte endrren 40 vjeçare. Palle, vuaj ne burg.

    Përgjigju
  • Loni: 25/07/2018 17:12

    Ktyre lloj njerzish esht gjynah ti quajsh njerz .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?