Policia e Cërrikut

Kronikë

Cërrik/ Vjehrra e denoncon për dhunë, Policia merr nën akuzë nusen

29 Korrik, 16:52| Përditesimi: 29 Korrik, 17:01

  • Share

Cërrik- Një grua e moshuar ka kërkuar ndihmën e Policisë së Cërrikut, pasi dëshmoi se nusja e saj e dhunonte psikologjikisht.

Burime zyrtare bënë sot me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit referuan materialet në Prokurori për rastin në fjalë pas veprimeve paraprake të kryera.

“Nisi procedimi penal për shtetasen D. S., 48 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vjehrrës së saj”, njoftoi policia vendore.

Organi i akuzës do të zbardhë nga hetimet e mëtejshme shkaqet e konflikteve në familje, dhunës dhe rrethanave të ngjarjes. 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Më i votuari i listës së hapur, a mendoni se mandati i takon Adriatik Lapajt?