Kronikë

Cërrik/ Vodhi makinën që ishte marrë me qira nga një person, kapet brenda pak orësh 49-vjeçari i dyshuar (EMRI+VIDEO)

21 Gusht, 11:30| Përditesimi: 21 Gusht, 11:39

  • Share

Cërrik- Një vjedhje automjeti është zbuluar nga Policia e Cërrikut dhe në pranga u vendos autori i dyshuar i krimit.

Leonidha Dervishi, nga Belshi, është 49-vjeçari i prangosur si autor i ngjarjes së kallëzuar dhe zbuluar brenda pak orësh, duke gjetur edhe mjetin e vjedhur. Personi që e kishte në përdorim makinën e kishte marrë me qira dhe sapo konstatoi aktin kriminal e denoncoi duke kërkuar ndihmën e bluve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se në Belsh, i kishin vjedhur automjetin që ai e kishte marrë me qira, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes së automjetit, shtetasit L. D., 49 vjeç, banues në Belsh”, tha policia vendore.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprën penale "vjedhja".

 

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?