Për herë të parë në bashkinë e Cërrikut u mbajt Panairi i Gjelit të Detit, traditë kjo për Peqinin. Qëllimi është zhvillimi i ekonomisë lokale, pasi në këtë zonë të shumta janë familjet fermere që mbarështojnë gjelat e detit për ti shitur në fundvit.
“E kemi organizuar për të promovuar vlerat e këtij shpendi, ka vlera ekonomike për banorët e zonës sonë”, tha Fatmir Ozuni, drejtor i Bujqësisë së Elbasanit.
“Dihet që qarku i Elbasanit ka 160 mijë gjela që mbarështohen me qëllim shitjen. Është shtuar numri i krerëve krahasuar me vitin e kaluar”, u shpreh Dhimo Kote, Zv Ministër i Bujqësisë.
Pavarësisht se shifrat zyrtare flasin për një rritje të krerëve me shpend në qarkun e Elbasanit, fermerët ankohen se rritja e çmimit të produkteve ushqimore për shpendë i penalizon. Aktualisht 1 kg peshë e gjallë shitet me 100-110 lekë, por ta ky çmim nuk është i kënaqshëm dhe fitimprurës.
“Nga 280 lek për kg që e merrnim misrin, tani ka shkuar me 600 lek/kg. I fundit vit që rrisim gjela deti se me çmimet që janë rritur s’kemi leverdi”, tha një fermer.
Gjelat e detit me te miret qe shiten supermarkete ne Bruxelles jane 14 euro per kilogram. Ne Shqiperi 1000 leke me gjithe pupla me duket me shtrenjte se ketu. Tani qe nuk mjaftojne per te paguar shpenzimet dhe per te pasur pak fitim eshte shume e mundur.
PërgjigjuS'paskeni leverdi?! Po bleresi cfare leverdie ka kur ju i llogarisni ne ate cmim puplat,kembet,koken e glasat?
Përgjigju