Certifikata dhe nënshkrimi elektronik s’do jepen me PPP, Qeveria shfuqizon VKM! Do të jepen nga AKSHI

22 Dhjetor 2023, 17:02| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 17:28

  • Share

Tiranë-  Këshilli i Ministrave ka shfuqizuar vendimin e 8 gushtit të vitit 2022, që parashikonte dhënien me koncesionit të disa shërbimeve që i ofron AKSHI, si certifikata elektronike apo nënshkrimi elektronik për bizneset.

“Shfuqizimin e vendimit nr.581, datë 31.8.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e autoritetit kontraktor për të ndërmarrë procedurat për dhënien me koncesion/PPP për projektin “Për ofrimin e shërbimit të infrastrukturës së çelësave publikë (PKI)”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 20 dhjetor 2023, por pa dhënë argumente për shkakun e kësaj tërheqje.

Më pas u përfol që edhe pagesat dixhitale për shërbime të tjera publike që ofrohen nga AKSHI, do të bëheshin me pagesë, pra në rast se qytetarët do të merrnin një shërbim të caktuar nga e-Albania, do të duhet të paguanin një tarifë tek kompania private që do të merrte koncesionin.

Por me shfuqizimin e këtij vendimi, të gjitha shërbimet mbeten përgjegjësi e AKSHI-t, ku nënshkrimi elektronik dhe certifikata elektronike për fiskalizimin do të vijojnë të kenë të njëjtën tarifë për bizneset përkatësisht 4800 lekë dhe 4000 lekë.  

Për vitin e kaluar për këtë koncesion ishin vënë në dispozicion 208.8 milionë lekë, ndërsa për vitin 2024, për këtë projekt nuk janë parashikuar fonde në buxhetin e shtetit të miratuar tashmë edhe në Kuvend.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • P. Hajdini: 22/12/2023 22:43

    filloi largimi nga SKEMA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?