Genti Gazheli në Konventën e organizuar nga KE

Certifikatat e origjinës do të lëshohen në mënyrë elektronike me nënshkrim digital

7 Dhjetor 2023, 12:24| Përditesimi: 7 Dhjetor 2023, 12:31

  • Share

Doganat Shqiptare kanë mundësuar një tjetër lehtësi për biznesin. Me ftesë të Komisionit Evropian, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave z. Genti Gazheli morri pjesë sot në Takimin e Komitetit të Përbashkët mbi Rregullat e Origjinës Preferenciale Pan–Euro- Mediteriane (PEM) në Bruksel.

Sipas Koventës së votuar sot, nga data 1 janar 2025  certifikata e origjinës së mallrave do të lëshohet në mënyrë elektronike me nënshkrim digital duke reduktuar kohën dhe kostot për bizneset mbi origjinën e mallrave si në import ashtu dhe në eksport.

Përdorimi i certifikatës elektronike të originës do të lehtësojë bizneset në eksportet dhe importet drejt/nga 27 vendet e Bashkimit Evropian, vendet e EFTA, vendet e CEFTA, Turqia, Ukraina, Gjerogjia dhe vendet e Paktit të Barcelonës.

Deri më tani certifikatat e qarkullimit për qëllime të origjinës preferenciale duhjet të paraqiteshin të nënshkruara dhe vulë ndërkohë që me votimin e sotëm procesi do të jetë elektronik dhe do të lehtësojë biznesin në tregtinë me jashtë, si në eksport ashtu dhe në import.

Nevoja e përdorimit të certifikatave elektronike lindi në vitin 2020, si rrjedhojë e pamundësisë që ndeshin partnerët tregtarë për të ofruar pasi kontaktet midis administratave doganore dhe operatorëve ekonomikë në këto vende ishin pezulluar për shkak të pandemisë Covid-19.

Si palë kontraktuese në Konventën PEM, Shqipëria ka qënë pjesë e diskutimeve dhe negociatave 10-vjeçare për ndryshimin dhe përmirësimin e rregullave të origjinës preferenciale për arritjen e objektivave për thjeshtëzimin e tyre me qëllim rritjen e përfitimeve tregtare nga palët e Konventës.

B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?