Certifikimi i vrojtuesve të plazhit ‘monopol’ i privatit! Federata padit në gjykatë Urgjencën dhe Universitetin e Sporteve! Brataj: S’dinë të japin ndihmën e parë

13 Korrik 2023, 16:53| Përditesimi: 13 Korrik 2023, 17:02

  • Share

Në çdo stacion plazhi në Shqipëri, sipas ligjit, duhet të ketë vrojtues plazhi, që jo vetëm ndërhyjnë për të shpëtuar pushuesit që rrezikojnë të mbyten, por edhe sinjalizojnë përmes ngjyrave të flamurit, si në rast e të kuqes, se kur deti me dallgë nuk është i këshillueshëm të frekuentohet.

Report Tv ka dëshmuar me kronika njëra pas tjetër që prej nisjes se sezonit veror, se në shumë plazhe nga jugu në veri, vrojtuesit mungojnë, dhe reagimi i shtetit thuajse është inekzistent. Lëvizja e institucioneve fatkeqësisht vjen në raste fatkeqësish si ajo në Vilë-Bashtovë me humbjen e tre jetëve, babait me dy djemtë. Edhe në këtë rast, pritet të marrë fund zhurma mediatike, që autoritet kontrolluese të pushojnë sërish.

Në mesin e kësaj situate ku ligji shkelet me të dyja këmbët, në gjyq pritet të nisë një përballje mes shtetit dhe privatit, Federatës së Vrojtuesve të Plazhit, organizatë jofitmprurëse që certifikon rojet bregdetare, dhe Urgjencës Kombëtare Mjekësore dhe Universitetin e Sporteve.

Por përse federata paditi 2 institucione shtetërore?

Nisur nga panorama e trishtë e plazheve pa vrojtues, Mes urgjencës Kombëtare dhe Universitetit të Sporteve u lidh marrëveshje në prag të sezonit, në mars 2023, për certifikimin të rinjve të universitetit të sporteve si vrojtues plazhi, pas trajnimit edhe nga Urgjenca.

Federata e Vrojtuesve të plazhit, e cila i certifikon vrojtuesit pasi bëjnë kurse me pagesë nga 40 mijë deri në 50 mijë lekë, akuzon dy institucionet shtetërore për dëm ekonomik, pasi i merr kursantët. Së dyti, Federata pretendon se kjo nismë e shtetit rrezikon jetën e qytetarëve, pasi trajnimi i vrojtuesve të plazhit sipas tyre bëhet nga institucione pa licencë.

Për kreun e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, është absurde të flasësh për rrezikim të jetës, në kushtet kur edhe vetë Federata sipas tij, duhej të trajnonte aplikantët për dhënien e ndihmës së parë pranë Urgjencës.

“Çudi! Është çudi shqiptare, të akuzosh një institucion shtetëror që ligjërisht duhet të përgatisi dhënien e  ndihmës së parë në çfarëdolloj ambienti , në tokë ajër apo ujë, ta akuzosh për dëm ekonomik apo mbi të gjitha ta akuzosh për rrezik të jetës së qytetarëve është hera e parë që e dëgjoj” tha Skëndër Brataj, Kreu i urgjencës kombëtare.

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv, Brataj tregon pse u pa e nevojshme trajnimi i vëzhguesve të plazhit nga Urgjenca Kombëtare dhe universiteti i Sporteve, ku tashmë janë certifikuar 30 vrojtuesit e parë

“Por nëse ti si vrojtues nuk njeh sistemin e urgjencës, nuk di si kërkohet ndihmë, nuk di si është standarti i bërjes së masazhit apo i ventilimit apo të gjithave sigurisht që ka një handikap" deklaroi Skëndër Brataj, kreu i urgjencës kombëtare.  

Gjatë bisedës, kreu i Urgjencës Kombëtare, thotë se në vend që palët të përplasen në dyert e gjyqeve, institucionet dhe shoqatat duhet të bëhen bashkë me njëra-tjetrën për një të mirë të përbashkët, shpëtimin e jetëve.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ema: 14/07/2023 11:23

    Federata e Vrojtuesve ben sikur nuk e kupton qe eshte nje organizem trajnues si gjithe te tjeret. Nuk eshte nje institucion qe i licenson vrojtuesi bazuar ne ligjin e licencave ne RSh. Akoma ky profesion eshte i parregulluar. Pervec fakultetit te sporteve dhe urgjences kombetare mund te kete dhe shume institucione te tjera trajnuese te licencuara me kete objekt veprimtarie, te trajnojne persona per te shpetuar jeten ne det.

    Përgjigju
    • Nick boy: 17/07/2023 09:52

      Kta per veti nk kane licens. E kan te skaduar nga italia o vella.

  • Turi: 13/07/2023 17:25

    Fajin e kane vete njerezit qe nuk bejne kujdes , mos mendoni qe vrojtuesi i plazhit eshte supermen qe te bej cudira . Mos ikni ne thellesi kujdes femijet dhe mos beni plazh ne oret e nxehta dhe kur keni ngren ushqim dhe keni pore alkool kjo eshte formula magjike ciao

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?