Politikë

Certifikohen 112 oficerë të tjerë të sigurisë në shkolla, ministrja Kumbaro: Jini vigjilent për të parandaluar çdo incident

9 Tetor, 13:36| Përditesimi: 9 Tetor, 14:07

  • Share

112 oficerë sigurie në shkolla janë certifikuar dhe gati për t’u shpërndarë nëpër shkollat e vendit të arsimit parauniversitar.

Në prezantimin e oficerëve të rinj të sigurisë për shkollat, ishin të pranishëm ministrja e Brendshme Albana Koçiu, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Në fjalën e saj, ministrja Koçiu vlerësoi rolin që kanë oficerët e sigurisë në shkollat e sistemit parauniversitar.

“Është një punë fisnike, nuk është e thjeshtë, por është një punë që ju vendos juve në qendër të familjes. Ne do na keni gjithmonë prapë dhe mbështetje për të rrugëtuar së bashku dhe për tu garantuar fëmijëve tanë një jetë të sigurt”.

Koçiu vlerësoi gjithashtu se aktualisht Policia e Shtetit ka rreth 2000 punonjës policie të shpërndarë nëpër shkolla në perimetrin e jashtëm të saj.

Ndërsa ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, tha se përzgjedhja e këtij profesioni është shumëdimensional.

“Duke filluar nga nesër do ta vazhdojmë rrugëtimin bashkë. Dua t’ju bëj një pyetje, ju e keni zgjedhur këtë gjë apo ju kanë detyruar? Sigurisht që e keni zgjedhur. Dhe këtu vjen falenderimi i parë. Sepse të zgjedhësh një pozicion të tillë do të thotë ta duash atë. Sepse oficeri i sigurisë është edhe edukator, edhe mësimdhënës. Çelësi kryesor është komunikimi. Ju duhet të keni 14 sy”.

Ministrja Kumbaro kërkoi prej oficerëve të sigurisë në shkolla që të jenë gjithmonë vigjilentë për të parandaluar çdo incident ndërmjet nxënësve. Ndërkohë që ministrja theksoi se ka ende nevojë për të shtuar numrin e oficerëve të sigurisë, e për këtë arsye, rekrutimet do të vazhdojnë.

“Nëse ne jemi të gjithë bashkë jemi pikërisht se ky duhet të jetë modeli që duhet të ndërtojmë. E kemi ulur numrin e nxënësve për 1 oficer sigurie, 350 nxënës për një oficer. Kurset e certifikimit do të vazhdojnë sepse kemi akoma nevojë. Kemi prapë nevojë dhe poste vakancë për të tjerë. Asnjëri nga ju nuk mund të jenë i suksesshëm në qoftë se nuk bëni një bilanc ditor dhe dokumentoni çdo episod, shenjë, sinjal që mund t’ju duket me vlerë. Është më mirë të tregohemi më të kujdesshëm sepse çdo sinjal do ndihmonte në kohë Policinë e Shtetit për të parandaluar.

Është mirë që gjithë kohën të jeni në alert. E kishim shumë të rëndësishme t’ju takonim sot personalisht, jo vetëm për t’ju falenderuar për zgjedhjen, por sidomos për t’ju kërkuar të jeni model i suksesit, që do të thotë model i sigurisë. Policia e Shtetit ka çdo mëngjes patrulla nëpër shkolla, ka dhe momente të tjera qoftë gjatë pushimit të madh kur fëmijët duhen mbajtur në kontroll që mos dalin. Me përforcimin e prezencës së patrullave të policisë dhe alarmin tuaj në mendje jam e bindur që do parandalojmë çfarëdolloj incidenti".

112 oficerët e sigurisë në shkolla që u certifikuan sot, do t’i bashkohen trupës tjetër prej 382 që janë tashmë në detyrë, duke e çuar në total numrin në 494.

V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?