Zgjedhjet në veri të Kosovës

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve për kryetarë në katër komunat në veri të Kosovës

28 Prill 2023, 13:27| Përditesimi: 28 Prill 2023, 13:29

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve për kryetarë në katër komunat në veri, që u mbajtën të dielën e 23 prillit. PDK dhe Vetëvendosja ndanë pushtetet duke fituar në nga 2 komuna.

Rezultatet e votimeve në veri të Kosovës: 

  • Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë të Veriut, Erden Atiq, fitoi 66.5 për qind të votave, apo 519 vota gjithsej.
  • Në Zubin Potok, Izmir Zeqiri nga Partia Demokratike e Kosovës mori 52.1 për qind të votave, apo 196 vota.
  • Ndërkaq, në Zveçan, Ilir Peci nga Partia Demokratike e Kosovës fitoi 60 për qind të votave apo 114 vota.
  • Kandidatja e pavarur në këtë komunë, Sllagjana Pantoviq – që ishte kandidatja e vetme serbe – fitoi pesë vota, apo 2.6 për qind.

Zgjedhjet në veri të Kosovës dhe bojkotimi nga ana e serbëve ka pasur reagime nga Beogradi zyrtar.

Presidenti Aleksandër Vuçiç i cilësoi zgjedhjet si ‘pushtuese’ dhe tha se serbët nuk do t’i shërbejnë interesave të Kosovës. Nga ana tjetër, presidentja Ana Brnabiç ironizoi procesin e zgjedhjeve duke thënë se janë zgjedhje “të lira” me “forca të armatosura”.

Gara pati 10 kandidatë, prej të cilëve vetëm Sllagjana Pantiç ishte serbe, ajo garoi si kandidate e pavarur për kryetare të Komunës së Zveçanit.

Në katër komunat me shumicë serbe u votua në kontejnerë nëpër rrugët kryesore në veri, të cilat shërbyen si qendra votimi. 

Zgjedhjet morën bekimin e SHBA-ve, ndërsa shprehën keqardhje për mospjesëmarrjen e qytetarëve serb në zgjedhje.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?