Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi kritikoi qasjen e e opozitës këto 3 vitet e fundit, me retorikën e saj kundër Amerikës. Sipas tij atë e ndan nga PD dhe opozita zyrtare, mbyllja e listave, raporti me drejtësinë dhe me ndërkombëtarët.
'Këta preferuan të bëjnë marrëveshje vetëm për tu strehuar në një listë të sigurt. Kaq. Kur ne i themi të hapesh listat të zbresin në fushë me qindra të rinj në fushë. Këta zunë fushën të mos hyjnë lojtarë të rinj. Se poplli i shkretë nuk ka ku shko do vijë këtu. Kjo na ndan e para.
E dyta na ndan raporti me drejtësinë e re. A ka nëpunësa që dihet se haptazi janë me PS? Janë. Por ke një shpresë, janë hapur ca letra, dikush është në burg. Është mundësi që jeta politike shqiptare do pastrohet. Dhe mbështetja e ndërkombëtarëve të shtyjë. Sepse ata gjykatës dhe prokuror po ti lejë vetëm do dorëzohen. Këto e quajnë banda kriminale. Në mëngjes i quan banda e krimit, në darkë i dorëzojnë ankimimet dhe kallëzimet aty. Ku? Te banda e kriminelëve. Nuk është serioze.
E treta na nda raporti me ndërkombëtarët, ç’është kjo luftë 2, 3 vjet? McGonigal me fustan, Amerika kështu, hedhim në gjyq ministrat e botës. Pse? Ça na kanë bërë? S’na kanë bërë asgjë. Janë mbështetësit kryesor tonin, por nëse i shpall luftë përditë do përfitojë Edi Rama. Edhe kjo ndan me pjesën tjetër të opozitës. Por gjithsesi i konsiderojmë kolegë. Edhe kur mbarojnë zgjedhjet e shohim kush ka votat.'
Lajmi kryesor:
Kush është opozita reale? Dashamir Shehi: Jam i hapur të bashkëpunojmë! Blushi: Çfarë të reje sjellin partitë e reja? Kanë urrejtje Sali Berishën
G.K//ReportTv.al