TIRANE - Tre arsye renditi sot (12 Prill 2024) Ervin Salianji në gjyqin “Babale” në Apelin e Tiranës për kërkesën e përjashtimit të anëtares së trupit gjykues, Etlira Petri.
Së pari, sipas tij, është bashkëshorti Sokol Sadushi, i cili ka gjykuar përjashtimin e çështjes në fjalë në Gjykatën e Lartë. Së dyti, gjyqtarja Petri ka hyrë në debatin e brendshëm të Partisë Demokratike për rastin e vulës dhe së treti ka të bërë me nxjerrën e datës së këtij gjykimi në kundërshtim me kodin. Sipas Salianjit është caktuar data përpara se të rihidhet shorti për dosjet dhe kjo është bërë me qëllim mos rishortimi. Salianji shtoi në seancë se po ashtu relatorja ka lidhje familjare me vëllain e viktimës akuzuese, Fatmir Xhafajn. Pas mbylljes së seancës, Salianji tha se do të vijojë betejën.
‘Në vend që të dërgojë para gjykatës penale ato që abuzojnë, shkojmë ne që denoncojmë në emër të opozitës. Kam zgjedhur të luftoj për interesat e publikut, njëlloj sikur kam dënuar bandat e drogës. Do vazhdoj betejën të mbroj ato që më kanë votuar dhe interesin publik’.- tha Saliajni.
Kërkesë për përjashtimin e gjyqtares relatore Etlira Petri bëri edhe avokati Endrit Sefa që mbron Jetimir Olldashin. Sipas tij, Olldashi ka mbajtur qëndrim për vetting-un e relatores dhe bashkëshortin e saj dhe për këtë arsye ka konflikt interesi. Në sallën e gjyqit, në mbështetje të deputetit Salianji ishin Flamur Noka, Luan Baçi, Ferdinand Xhaferri, Isur Çela dhe Bledion Nallbati.
Pasi dëgjoi kërkesat e Salianjit dhe Sefës, trupi gjykues vendosi të ndërpresë gjykimin e çështjes penale me qëllim shqyrtimin e kërkesave për përjashtimin e gjyqtares Petri nga një tjetër gjyqtar i po kësaj gjykate. Së bashku me kërkesat për përjashtim, gjyqtarit që do t’i shqyrtojë, do t’i vihet në dispozicion edhe mendimi me shkrim i gjyqtares Edlira Petri, për të cilën u paraqitën kërkesat për përjashtim. Gjyqtarja e cila do të shqyrtojë kërkesën është caktuar Elona Mihali.
Salianji u shpall fajtor për veprën penale 'kallëzim i rremë' në lidhje me çështjen "Babale" dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë. Në Apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti. Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë atëherë deputeti Salianji, rrezikon burgun. Deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e 'kallëzimit të rremë' lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës. Gjykata e shkallës së parë vendosi 1 vit burgim për ish-deputetin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim.
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar sërish pas shtyrjes së seancës për çështjen Babale. Salianji shkruan se kjo çështje është e montuar.
“Edhe sot si qindra herë të tjera në dyert e gjykatës, edhe sot si qindra herë të tjera nuk u paraqita për çeshtjet e mia personale, aq me pak e ndonjë përfitimi personal apo shkelje të ligjit! Isha aty pasi denoncova publikisht qeverinë për lehtësimin dhe favorizimin që i bën grupeve kriminale në trafikur e drogës! E bëja dhe do ta bëj atë betejë të drejtë dhe të duhur edhe me rriskun e një sakrifice personale shumëdimensionale për të përfaqësuar votuesit opozitarë dhe për të mbrojtur interesin e Shqipërisë!
Kjo ceshtjë është e montuar politikisht, e di i madh dhe i vogël në Shqipëri, e dinë dhe e flasin kudo tanimë dhe prokurorët dhe gjyqtarët që u gënjyen nga regjimi që nëse shkelnin ligjin do favrizoheshin në kalimin e Vetingut, si shumë të tjerë të gënjyer nga qeveria dhe prokurorë e gjyqtarë që sajuan këtë çështje, të gjithë pa asnjë përjashtim ishin aq të zhytur sa u shkarkuan nga Vetingu!
Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar në atë periudhë e denoncoi fort dhe ish Ministri i Brendshëm u sharkua, i dyti me radhë për favorizim të krimit të organizuar por për ti shpetuar fytyrën regjimit filloi hakmarrja politike dhe çështja ndaj meje dhe gazetarit u montua, manipulua dhe sajua, dëshmitari llum, kontigjent i policisë u kap në pergjimet e prokurorisë kur paguhej nga drejtorët e policisë për të shmangur hetimin nga trafikantët dhe lidhjet e qeverise me trafikantët e drogës!
Kam marrë përherë kosto për të mbrojtur me forcë interesin publik dhe të votuesve që më kanë mbështetur dhe zgjedhur, kam mbrojtur shokët, miqtë e kolegët në çdo rast duke mos shitur asnjëherê interesat e Shqipërisë dhe opozitës, jam mësuar që të bëj beteja të drejta pavarësisht kostove dhe me çdo kosto, asnjëherë për interes personal dhe përherë në interes të qytetarëve!”- shkruan Salianji.
Deputeti i Partisë Demokratike pas seancës në gjykatën e Apelit për çështjen e Babales, tha për mediat se ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares, ndërsa thekson se këtë përjashtim e kërkoi që ti bërë me dije publikut në Shqipërisë sesi po ecën procesin. Për Salianjin, sistemi i drejtësisë nuk ka pavarësi dhe sipas tij në vend që të merret me ato që abuzojnë në shtet, merret me denoncimet e opozitës.
‘Si u paguan para nga trafikantët e drogës për të mbrojtur shefin e tyre të asaj kohe Fatmri Xhafajn. Akt ekspertimi i cili është bërë në Britaninë e Madhe zëri është i ngjashëm me zërin që është denoncuar. Unë jam sot para kësaj gjykate vetëm për shkak t denoncimeve që kam bërë ndaj qeverisë. Janë dhënë pra për të marrë dëshmitarë të rremë. Në vend që të dërgojë para gjykatës penale ato që abuzojmë shkojmë ne që denoncojmë në emër të opozitës. Sot bëra një kërkesë për përjashtim për shkak të anshmërisë të treguar dukshëm nga gjyqtarja relatore. Ka hyrë në debatin e brendshëm të PD-së, në rastin e vulës së PD-së. Ka nxjerrë jashtë radhe dosjen, në mënyrë që mos të bëhej shorti. Dihet miqësia familjare e bashkëshorti i saj me Fatmir Xhafajn. Nuk duhet ta kishte marrë çështjen! A ka ndonjë element pavarësisë sistemi i drejtësisë në Shqipëri, apo nuk ka. Nuk kam shqetësim nëse qëndron ose jo gjyqtarja e kam bërë kërkesën që të jetë publiku në dijeni sesi po ecën procesi. Kam zgjedhur të luftoj për interesat e publikut, njëlloj sikur kam dënuar bandat e drogës. Do vazhdoj betejën të mbroj ato që më kanë votuar dhe interesin publik’- tha Salianji.
/Kjo ceshtje eshte e montuar politikisht/-thote Salianji! Po intriga /Babale/per te cilen sot je ne dyert e gjykates cfare ishte,a nuk ishte montim politik?!
PërgjigjuSi e mbajnë të lirë këtë mashtrues, njeri pa karakter dhe ordiner i klasit të lartë. Saliani është shëmbëlltyra e mashtruesit më të rrezikshëm në politikë. Ky njeri pa nder me pisllëqet që ka bërë duhej të ishte prapa hekurave me ndëshkimin që kurrë të mos lejohej të punonte në shtet dhe kurrë në politikë.
PërgjigjuA ka shtet Shqipria ? ? ? Po ku është ky ministri i padrejtësis ? ? ? Po si ka mundësi që një plere si ky Salinjani çuni Shegës në haurin e lopës nuk i bëhet gjyqi ça është ky monstër që vazhdon e bredh i lir. Ky pler duhet në burg se aty e ka vëndin.
PërgjigjuMe kete babalen ja ke futur vetes sa krahu,,mashtrues si puna e babales je dhe ti..
PërgjigjuInteresi publik mbrohet duke dhene llogari e jo duke u fshehur. Nuk e di qe te jete ne inteteres te publikut denoncimi me manipulime.Sic duket qenke trajnuar mire nga sherbimet inteligjente ska rendesi te kujt kohe jane.
Përgjigjukete sistem drejtesie keni ndertuar dhe ja pifshi lengun
Përgjigjute denohet ky plehra qe sajoi...dhe si vjen TURP
PërgjigjuTi bashke me lulushin duhet te shkoni ne burg per te gjitha babalet qe ngritet .burg per plerat e shqiperise