Olta Xhaçka, Fredi Beleri dhe Giorgos Gerapetritis

Çështja Beleri, Xhaçka i përgjigjet ministrit të Jashtëm grek: Drejtësia ka folur qartë! S'ka vullnet politik që e nxjerr nga burgu për tu betuar

31 Gusht 2023, 20:42| Përditesimi: 31 Gusht 2023, 21:18

  • Share

TIRANË- Vijon përplasja diplomatike në distancë ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj greke për arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Belerit. Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka i është përgjigjur homologut të saj grek Giorgos Gerapetritis, i cili tha sot se arrestimi i Belerit nuk është çështje e drejtësisë, por vullnet politik. Ministrja Xhaçka thotë se nuk ka mundësi që fqinjët tanë grek të jenë të vetmit që kanë të drejtë kur këmbëngulin në një kërkesë të rrëzuar nga gjykatat shqiptare.

Sipas Xhaçkës, drejtësia shqiptare ka folur me vendimet e saj dhe se çështja e betimit të tij është çështje e drejtësisë dhe jo e qeverisë shqiptare e as e asaj greke. Më tej Xhaçka shton se homologut të saj i ka bërë me dije se për këtë çështje nuk duhet të niset nga ligji grek por nga ligji shqiptar. E sipas ligjit shton Xhaçka, nuk ka vullnet politik që e nxjerr Belerin nga burgu apo që fut noter të në burg që ai të bëj betimin si kryebashkiak.

‘Nuk ka mundësi që miqtë & fqinjët tanë grek të jenë të vetmit që kanë të drejtë,kur këmbëngulin në një kërkesë të rrëzuar nga gjykatat shqiptare dhe të qartë për miqtë e partnerët e tjerë, të cilët thonë se kjo është një çështje e drejtësisë shqiptare! Organet e reja të drejtësisë shqiptare kanë folur qartë me vendimet e tyre dhe qeveria shqiptare ka folur qartë po ashtu:Çështja e betimit të kryebashkiakut të ndaluar nga drejtësia është një çështje e drejtësisë. Jo e qeverisë shqiptare. As e qeverisë greke. Homologut tim grek për të cilin kam shumë respekt, i kam thënë se për këtë çështje nuk duhet të niset nga ligji grek por nga ligji shqiptar. Dhe sipas ligjit shqiptar, s’ka vullnet politik që e nxjerr zotin Beleri nga burgu apo që fut noter në burg që ai të bëj betimin si kryebashkiak. Me keqardhje po kjo është kështu dhe vetëm kështu.’- nënvizon Xhaçka.

Athina këmbëngul se ndalimi i Fredi Belerit, i cili përfaqëson votuesit e pakicës greke në Himarë, u bë për motive politike dhe ka bërë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm. Por kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka nënvizuar se vazhdimisht se kjo është çështje e drejtësisë. Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Por, Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet nuk i dhanë leje për të kryer betimin.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Stefo: 01/09/2023 13:16

    Ik ore grek mos nderhy ne punet e drejtesis merr Janullatosin se ai eshte i juaji

    Përgjigju
  • Or tej: 01/09/2023 07:48

    Nuk e di gteku qe ka rregulla kooperativa or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • ALB Patriot: 01/09/2023 07:45

    Edhe njeriu me pak klase shkolle, e kupton: Nese dikush blen vota, futet ne burg. Greket bejne sikur s'e kuptojne: Kujtojne se jemi province e Greqise!

    Përgjigju
  • O grekis: 01/09/2023 06:22

    Ik merr kopuk grek, di ti të japësh mend. Shikoni ishujt në Egje ju se mund t'ju ikin si Qipro

    Përgjigju
  • Erdogan: 01/09/2023 05:06

    Na tregoni një precedent në Greqi ku një i burgosur është liruar ose dënuar politikisht?? Keni shumë raste ju. Por këtu është Shqipëri, jo Yunanistan turli.

    Përgjigju
    • Mario: 01/09/2023 09:31

      per Krishtlindje per shembull eshte falur edhe Yanistani ate tjetren nuk po e permend mos del meze me uzo stambolliu

  • Kallam Papamaxhari: 01/09/2023 04:22

    A ra ne burg perpara apo pasi u be kryetar ? Pra ai ne burg ra perpara ndaj veprimi për kryetar eshte null, Greqia të kerkoje kur eshte data perseritjes se zgjedhjeve se Kjo pune keshtu e ka , lind pyetja pse Greqia merret me Himaren kot si shtet fallco që jane kur Himara del puro shqip në dokument pas dokumenti perfshi dhe Giuseppe Valentino etj etj , pra ky eshte muhabet juridik , Greqia ka rene shume në politiken e jashtme krahasuar me koherat antike , nese Greqia esht inteligjente e mban mik shqiperine sepse në 2024 do kene votat në EU dhe me mirë dy shoke një vote sesa dy shoke vota kunder , ndaj besoj Kjo qeshtje zgjidhet barazim! Beleri jep doreheqjen nga mandati , del nga burgu , behen zgjedhjet e reja si test pastaj fiton perseri Beleri pasi atë e do populli I tij dhe keshtu del një variant barazim ose jek/jek pra flluske sapuni ballkanike mes grekve dhe fiseve ilire Alban (ALBANIA ) sot , ndaj barazim del Kjo ndeshje

    Përgjigju
  • Nacionalisti: 01/09/2023 01:59

    Bejleri eshte antishqiptar ka fyer simbolet shqiptare ka bler votat dhe si i till do denuar me burgim te perjetshem Rroft Shqiperia????????

    Përgjigju
  • Athina ta bëjë vetë: 01/09/2023 01:54

    Atë që thotë, dhe të lirojë me vullnet politik të burgosurit në vendin e saj

    Përgjigju
  • Visa: 31/08/2023 23:13

    Epo... u bene te bezdisur grekerit tani, sikur e mbajne veten per te zgjuar! Boll me..ne burg krimineli!

    Përgjigju
  • Tahipi: 31/08/2023 21:54

    Pa hekur ligjin e luftës kundër Shqipërisë nuk e qesim jashtë .

    Përgjigju
    • Imelda Koka: 31/08/2023 23:14

      eshte absurde qe e kan akoma ate ligj duhet ta kishin hequr me kohe, dhe shqiptaret te marrin pronat.

  • Mario: 31/08/2023 21:20

    mos valle Beleri eshte denuar me burgin e perjetshem sepse vete ligji per dekriminalizimin e perjashton nga kandidimi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?