Massimiliano Allegri dhe Leonardo Bonucci

Çështja Bonucci, Allegri 'thyen' akullin: Me të isha i qartë që në shkurt

29 Gusht 2023, 14:40| Përditesimi: 29 Gusht 2023, 14:41

  • Share

Massimiliano Allegri thyen heshtjen për çështjen Bonucci në mikrofonat e Dazn dhe mes temave të ndryshme të prekura, flet edhe për situatën e ish-kapitenit që mbeti jashtë Juventusit.

"Më vjen keq që përfundoi kështu, por ne ishim të qartë me Leon që në shkurtin e kaluar kur klubi dhe unë folëm disa herë me të, duke i thënë se sezoni i ardhshëm do të ishte një vit në të cilin ai duhet të vendosë të vazhdojë diku tjetër ose të ndalojë me futbollin", tha Max fillimisht.

Trajneri ceku edhe ndeshjet që Leo ka luajtur me "Zonjën", duke thënë se janë të paktë ata që kanë arritur këtë sukses.

"Kur je 35-36 vjeç dhe ke bërë histori të Juventusit, Leo luajti 500 ndeshje dhe madje i çalë ai doli në fushë. Ai i dha shumë Juventusit dhe Juve i dha shumë atij. Ai duhet të marrë një vendim të rëndësishëm dhe të mos shikojë një vit të shkuar dëm, por se cila është e ardhmja sepse është ende i aftë të luajë. Atë që them tani e kam thënë në kohën e duhur. Është normale, kur një kampion si ai arrin në fund të karrierës, ekziston frika për t'u larguar", tregoi livornezi.

Më pas trajneri bëri edhe një krahasim me veten, në kohën kur iu desh të linte futbollin edhe pse nuk ishte një lojtar me karrierë të larmishme.

"Unë nuk isha kampion, kisha një karrierë normale dhe ishte e lehtë për mua të largohesha. Dinamika është e njëjtë, ndryshimi është se njeriu duhet të ketë aftësinë për të pranuar fillimisht. Nëse pranon fillimisht është mirë për veten e tij, nëse pranon më vonë mërzitet. Për mua ai ishte një lojtar i jashtëzakonshëm, i rëndësishëm. Do të mbetet në historinë e Juventusit, 500 ndeshje në Juve kanë bërë vetëm disa", mbylli Allegri për këtë temë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?