Ky vit shënon dhe 80-vjetorin e gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, e cila përkujtohet çdo vit me anë të një pelegrinazhi në varrezat e Kllogjerit në Konsipol.
Artisti, studiuesi dhe njëkohësisht ish-përfaqësuesi i PDIU-së Abaz Hado ka shprehur kritika të forta ndaj Shpëtim Idrizit në lidhje me trajtimin e çështjes çame.
“Unë ndahem nga ato mënyrat falce. Çështja çame nuk është folklor, nuk është falcitet, është shpirt. Unë kur kam folur njëherë me Shpëtim Idrizin kur mendonte të bënte këtë lëvizje dhe unë i thashë: “Ti duhet të jesh si Moisiu, që u premtoi tokën e premtuar, pra një lider shpirtëror”.
Shpëtimi nuk e mori dot këtë peshë sepse interesat e vogla gjithmonë të shtyjnë larg këtyre ideve të mëdha, të bëjnë të vogël”.
Në “Mes dy botëve” përballë Helidon Halitit në Rtsh, Abaz Hado shprehet optimist se një ditë edhe problemi i pronave në Greqi do të marrë zgjidhje.
“Unë jam optimisht sepse bota shkon drejt zgjidhjes, të paktën nga procesi i pronës sado të pengohet. Unë kam qenë gjithmonë i këtij mendimi, që nëpërmjet të drejtave të njeriut, nëpëmrjet integrimeve europianeve dhe nëpërmjet pranimit të Shqipërisë në Europë, sigurisht do të sjellë dhe lehtësira në marrëdhëniet me pronat. Ka një ligj të Europës që e ka ndërtuar mbi pronat e banorëve europianë të cilat unë i kam pronat e mia, i kam tapitë e mia dhe unë shkoj nesër si qytetar europian dhe marr pronat e mia. Pa asnjë lloj pretendimi dhe ngarkese politgike, thjesht unë u jap fëmijëve të mi atë që u takon nga prindërit e mi, gjyshërit”, nënvizon Hado.