Çështja çame, Veliu në “5 Pyetjet”: Shteti shqiptar ka zgjedhur rrugën e heshtjes

26 Qershor 2023, 22:54| Përditesimi: 26 Qershor 2023, 23:09

  • Share

Qershori është muaji i Çamërisë pasi 27 Qershori ’44 është dita e Gjenocidit dhe spastrimit etnik grek mbi shqiptarët e Çamërisë.

Në emisionin “5 Pyetjet” në Report Tv nga Ilir Babaramo ishte i ftuar kryetari i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, Alket Veliu, i cili u shpreh se shteti shqiptar ka zgjedhur rrugën e heshtjes sa i përket kësaj çështjeje.

Ai vuri gjithashtu në dukje edhe faktin se asnjë forcë politike nuk e ka në programin e saj çështjen çame, përveç PDIU-së.

‘Shteti shqiptar ka zgjedhur rrugën e heshtjes, por edhe në rastet e reagimeve mediatike, kur ka ardhur puna te çështja çame, ata kanë heshtur.

Është fatkeqësi që asnjë forca politike përveç PDIU-së nuk e ka çështjen çame pjesë të programit.

Madje edhe fëmijëve sot nuk u mësohet historia e çamëve, e asaj që ka ndodhur në Çamëri. Edhe ato pak gjëra që shkruhen, nuk janë të vërteta.’- tha Alket Veliu.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?