Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Fatmira Hajdari nga gjykimi i padisë së Kuvendit për privatizimin e CEZ-së, në të cilën është palë e akuzuar ish-kryeministri Sali Berisha dhe djali i tij, Shkëlzen Berisha.
Ne emër të Kuvendit të Shqipërisë, Taulant Balla i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Tiranës ku kërkon që Fatmira Hajdari të mos jetë pjesë e trupës së gjyqtarëve, pasi ajo ka miqësi familjare me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjarët e tij.
“Kuvendi me fletë-thirjen e ardhur me datë 29.05.2020, njoftohet për shqyrtimin e ankimit në Gjykatën e Apelit Tiranë, në dhomë këshillimi në datë 03.06.2010, me trupë gjykuese të përbërë nga gjyqtarët Fatmira Hajdari dhe Alaudin Malaj.
Gjyqtaria Fatmira Hajdari e cila është caktuar si anëtare e trupës gjyqësore që do të shqyrtojë ankimin e depozituar nga Kuvendi , ndodhet në kushtet e parashikuara nga neni 17 pika 1 shkronja “ë” të Kodit të Procedurës Penale, pasi ekzistojnë shkaqe të rëndësishme njëanshmërie. Gjyqtaria Fatmira Hajdari ka miqësi familjare me ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjaret e tij , fakt ky i njohur botërisht", thuhet në kërkesën e Taulant Ballës.
Më tej Balla arsyeton se "në kushtet kur kallëzimi i Kuvendit implikon shtetasit Shkelzen Berisha dhe Sali Berisha për lidhje me shtetasin Ndue Kalaj i dyshuar për ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, pjesëmarrja e gjyqtares Fatmira Hajdari në shqyrtimin e ankimit të depozituar nga Kuvendi, duke qenë së ka miqësi të afërt më familjen Berisha, përbën shkak për njëanshmëri në shqyrtimin e çështjes”
Mami I Rudines vajzes se Azemit qe I dhimbsen shqiptaret
Përgjigju