Nikos Dendias

Kosova & Rajoni

Çështja e Detit, Dendias: Vendet kanë shprehur të drejtën e tyre për 12 milje! Aty ku nuk mundet, e zgjidhim në Gjykatën e Hagës

21 Korrik 2022, 17:27| Përditesimi: 21 Korrik 2022, 17:38

  • Share

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka folur për çështjen e Detit me Shqipërinë në një intervistë për 'Newsbomb.gr'. Në fjalën e tij theksoi se mosmarrëveshja do të zgjidhet me vendimin e Gjykatës së Hagës.

Ndër të tjera, Dendias sqaroi se vendet kanë shprehur të drejtën për 12 milje në Jon dhe nuk ka asgjë për t’u diskutuar, përveç detajeve teknike që do t'i çojnë palët në Hagë.

" Ajo që duhet bërë me Shqipërinë është të kemi një fletëpremtim me të cilin do t'i drejtojmë në Hagë mosmarrëveshjet tona.Çështja e kufirit detar me Shqipërinë është një çështje e zgjidhur me vijën e mesme. Dhe ne dhe shqiptarët kemi shkuar në 12 milje. Dhe aty ku nuk ka 24 milje, dhe për një kohë të gjatë në qytetin tim të Korfuzit nuk ka 24 milje, është vija e mesme.

Tani, nëse nevojiten diskutime teknike në kontekstin e apelit të Hagës, ato mund të zhvillohen. Por në parim, mosmarrëveshja me Shqipërinë do të zgjidhet në kuptim të plotë të së Drejtës Ndërkombëtare dhe Konventës për të Drejtën e Detit, UNCLOS: 12 milje, të drejta të plota për ishujt, referim në Hagë për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje", tha Dendias.

 Në 20 tetor 2020, Shqipëria dhe Greqia morën vendimin për ta dërguar në Hagë, çështjen e detit. Në vizitën e tij në Tiranë, kryediplomati grek Nikos Dendias, tha se Çështja e ligjit të luftës me Greqinë shumë shpejt do të shkojë drejt zgjidhjes dhe se do të nisin procedurat për abrogimin e ligjit, i cili daton që nga viti 1940. Sipas ministrit të Jashtëm grek, dy vendet duhet të bashkëpunojnë ndërmjet tyre, që pikat historike për abrogimin e tij, të përmbyllen sa më shpejt të jetë e mundur. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?