Nikos Dendias

Çështja e detit do zgjidhet me presidentin Begaj? Nikos Dendias: Marrëveshjen shqiptaro-greke ta çojmë sa më shpejt në Hagë

18 Qershor 2022, 22:28| Përditesimi: 18 Qershor 2022, 22:34

  • Share

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias i është rikthyer serish marrëdhënieve me Shqipërinë dhe ccështjes së zgjidhjes së detit, në një intervistë të dhënë së fundmi për gazetën “Naftemporiki”.  I pyetur në e pas zgjedhjes së presidentit të ri shqiptari, do të mund të ketë zhvillime të shpejta sa i përket nënshkrimit të marrëveshjes së përbashkët për përçaktimin e ZEE-së me Shqipërinë në gjykatën e Hagës ai është përgjigjur:

“Siç dihet , tashmë ka një marrëveshje politike midis Greqisë dhe Shqipërisë për referimin e çështjes së kufirit të ZEE-së mes dy vendeve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, e cila u arrit gjatë vizitës sime në Tiranë në tetor 2020. Rol kyç në arritjen e kësaj marrëveshje ka luajtur edhe kryeministri, zoti Rama. hartimi i saj i është besuar shërbimeve kompetente të dy vendeve që janë në komunikim të drejtpërdrejtë”, ka thënë kryediplomati grek.

Dendias ka folur edhe për vizitën e fundit në Tiranë, duke nënvizuar se me palën shqiptare është rënë dakord që për mundësitë dhe mënyrat për të nxitur këtë proces.

“Synimi është që të jemi në gjendje të paraqesim këtë marrëveshje të përbashkët në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të mbyllet një çështje që mbahet pezull për kaq vite , por edhe për të dhënë një shembull të qartë për të gjitha vendet e rajonit në tërësi se si zgjidhen mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve në bazë të së Drejtës Ndërkombëtare dhe në veçanti të së Drejtës së Detit”, tha ndër të tjera ministri i Jashtëm grek.

Kujtojmë se në një intervistë të mëparshme, të dhënë para 3 javësh, menjëherë pas vizitës në Tiranës, Dendias pati deklaruar se për të çuar çështjen e ndarjes së detit, Greqia dhe Shqipëria do të presin ikjen e Presidentit ilir Meta. Dendias ka folur për Radion ‘SKAI 100.3 FM’. Kryediplomati grek është shprehur se Meta ende nuk ka dhënë autorizim për këtë çështje. Kjo solli edhe reagimin e Metës, i cili i trembur nga deklaratat e kryediplomatit nga Athina doli në konferencë shtypi duke i dhënë llogari qeverisë greke dhe duke banalizuar rolin institucional të kreut të shtetit.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Korcari: 19/06/2022 13:07

    Populli me legen dhe rracist nqs ja jep detin rama duhet te ike nga pushteti

    Përgjigju
  • N. Zeva: 19/06/2022 11:48

    Një falënderim të veçantë për patronazhistet. Pa punën e tyre këto 10 vite gjithçka do ishte e pamundur

    Përgjigju
  • toni: 19/06/2022 08:20

    Pak dete ka greku don dhe detin tone , te shohim cfar do beje Ushtaraku se ai i gjati si duket ja ka falur.

    Përgjigju
  • deputeti: 19/06/2022 01:25

    ASKUSH NUK VENDOS PER KUFINJTE E SHQIPERISE,,VETEM POPULLI I SHQIPERISE me referendum ,...PERNDRYSHE SHKON NE LITAR SI TRADHETAR...

    Përgjigju
  • Hasani: 18/06/2022 23:15

    Ore tradhetare te kombit si sju vjen turp nga vetja ne vend qe te shkoni ne Hage te kerkoni trojet qw i jane grabitur kombit qe nga Kosova Nali i Zi Maqedonia e Veriut shkoni per ti falur Greqise tere bregdetin e jugut Turp tju vije Zoti jua denofte si tradhetare te kombit.

    Përgjigju
    • Shezai: 19/06/2022 10:51

      Skemi Pse tia japim detin grekut o njerz tradhetar o njeh te Pa bes o njerz te Poshter te Pa fytyra te ishte enveri do tu kishte ber sapund

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?