Çështja e detit/ Meta: Të zgjidhet sa më shpejt! Kam dërguar kërkesë për përmbushjen e detyrave të presidentit, nuk kemi përgjigje

18 Shtator 2020, 11:38| Përditesimi: 18 Shtator 2020, 11:56

  • Share

Duke folur në lidhje me çështjen e detit, Presidenti Ilir Meta shprehu qëndrimin e zgjidhur sa më parë këtë çështje dhe të vijojë normalisht miqësia mes Greqisë dhe Shqipërisë. Gjthashtu ai u shpreh se u ka dërguar autoriteteve greke një kërkesë zyrtare për përmbushjen e detyrave që ka Presidenti por nuk ka marrë një përgjigje.

"Lidhur me çështjen në fjalë është një çështje shumë sensitive. Presidenti i ka plotësuar detyrimet e tij. Prej 20 ditësh kemi dërguar një kërkesë zyrtare në përmbushjen e detyrave që ka presidenti. Nuk ka një përgjigje por ne vijojmë të presim. Presidenti nuk luan me një çështje të tillë për një marrëdhënie që ka të bëjë me Greqinë dhe Shqipërinë. Qëndrimi i Presidentit ka qenë i qartë, respektimi i Kushtetutës dhe gjykatës Kushtetuese. Presidenti nuk mban qëndrime të dyfishta. Të zgjidhet sa më shpejt që kjo çështje të jetë me mirëbesim dhe jo të minojë marrëdhëniet e sinqerta. Miqësia me Greqinë është e rëndësishme të mbrohet dhe të zhvillohet" - tha Meta.


Lajmi kryesor:

'Ligji për presidentin', Meta kërcënon me shpërndarjen e parlamentit: Po deshën le ta provojnë, të mos dinë ku të futen! S'më frikëson asnjë i marrosur


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?