Një ditë pasi Këshilli i Ambasadorëve i bëri thirrje qeverisë shqiptare të angazhohet për rinisjen e negociatave për Marrëveshjen e Detit me Greqinë, kreu i këtij këshilli, Besnik Mustafaj thotë për Report Tv se shqetësimi kryesor është mos interesimi i Ministrisë së Jashtme për këtë çështje. Kritika shpreh edhe për Cakajn.
“Ajo që më shqetëson si ish diplomat dhe si President i Këshillit të Ambasadorëve është që nuk shoh asnjë preukopim nga qeveria aktuale. Ky është një proces që udhëhiqet nga ministria e Jashtme. Ne jemi një vend që jemi pa ministri të Jashtme de facto. Rama që është në letra ministër nuk kryen detyrat. Cakaj është i paaftë, pa përvojë dhe i papërgjegjshëm për kryerjen e këtyre detyrave”, tha Mustafaj.
Për Kreun e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë vendi ynë i ka kapacitetet e duhura për një ekip dinjitoz në negociatat me Greqinë për Marrëveshjen e Detit.
“Duhet bërë me një ekip të ri. Ekipi i ngritur në 2018 nga qeveria dështoi. Ekipi i Partisë Demokratike që u ngrit në vitin 2008- 2009 që solli një marrëveshje që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese do të thotë që ka dështuar. Shqipëria i ka kapacitet njerëzore për ta bërë por udhëheqja e sotme nuk ka vetëdijen politike”, tha Mustafaj.
Dështimi i Qeverisë Berisha në arritjen e marrëveshjes, vinte së pari nga mungesa e transparencës sipas Besnik Mustafajt. Ndaj ai i kërkon qeverisë aktuale të jetë transparente për çdo negociatë dhe të bashkëpunojë me Presidentin.
“Transparenca e pamjaftueshme që bëri qeveria Berisha është një nga arsyet e dështimit dhe rrëzimit të marrëveshjes në 2008-2009. Tani duhet të bëhet plotësisht transparencë. Marrëdhënia me Presidentin që do i japë tagrin ekipit të negociatorëve, qeveria duhet të bashkëpunojë me presidentin që mos të gjendemi në situatën e viteve 2017-2018 ku njëri i binte thumbit tjetri patkoit", tha Mustafaj.
Duke marrë shkas nga një deklaratë e ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias se do të kërkojë rinisjen e bisedimeve me Shqipërinë për Marrëveshjen e Detit, Këshilli i Ambasadorëve të Shqipërisë i kërkoi qeverisë të jetë e gatshme për rinisjen e negociatave me alternativa konkrete dhe bindëse.
Shko mo bej sh*rren Berisha te ka dhkel me jembe ke surrat ti
PërgjigjuSaliserbkrimineli, bashkeqytetari juaj nuk deshtoi me negociatat ! Ku ke qene ti bashkeluftetar i KRIMINELIT dhe TRADHETARIT te KOMBIT SHQIPTAR, kur ajo KERME i fali afer 400 km katror det GREQISE ????? Ku ishe ti kur shtrengonin duart dhe buzeqeshnin triumfator Bashovici me Bakojanis, ne prezence te SALIMORTJEKRIMINEL-TRADHETARIT kur firmosen marreveshjen e detit ????? Ku ishe ti, or bashkepunetor i KRIMINELIT dhe TRADHETARIT !!!! Nuk i kishe syte ne balle per ti pare???? Nuk i kishe veshet per ti degjuar???? Ti nuk ishe ???????? TI ISHE, JE dhe DO TE JESH GJITHMONE aty ne front- KUNDER SHQIPTARISE !!!
Përgjigju