Koloneli i njohur Myslim Pashaj, që denoncoi marrëveshjen e ndarjes së kufirit detar Shqipëri-Greqi në vitin 2009, e cila më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese në një intervistë për Report TV ka thënë se vendimi i kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias për ta çuar çështjen në Gjykatën e Hagës ishte i gabuar.
Atij i duket e habitshme që edhe sot ish-kryeministri Sali Berisha mendon se marrëveshja e 2009 është pozitive, kur Rama e çon në Hagë.
"Me sa duket të gjithë shqiptarët e morën vesh se si ishte projektuar gjatë vizitave të Ramës në Turqi dhe Greqi. Rama e hodhi idenë se për këtë çështje ti adresohemi gjykatave nderkombetare.
Kaluan 11 vjet dhe nuk them se është shumë, vende të tjera u është dashur 30 ose 40 vjet derisa e kanë realizuar. Nuk janë shfrytëzuar mundësitë që ky problem unikal, se ne kemi 11 vjet dhe një politkan si Berisha vijol të jetë ende me mendimin se marrëveshja e 2009 është pozitive ndërsa Rama do ia çojë gjykatës së Hagas. Ka gjëra që të habisin.
Unë kam mendimin se duheshin shfrytëzuar ehde mundësi të tjera për negociatave. Kam frikë se nës eshkon në Hagë shumë probleme që nuk u rrahën sa duhet do të ngelen të paralizuara.
Nuk duhej çuaj në Gjykatën e Hagës të mos presim gjëra nga Gjykata e Hagës sepse do të jetë shumë e vështirë për faktin se atë çfarë kemi bërë ne që për 11 vjet rresht kanë qenë dështime të plota të insitucioneve të cilat nuk qenë në gjendje të gatuajnë kërkesat për detin. Në mënyrë aq të lehtë u lëshua territori shqiptar në 2009 edhe pjesa tjetër e negociatorëve nga 2017 nuk sollën asnjë rezultat", tha ai.
Lajmi kryesor: