Çështja e I.M spiun, Gjykata rrëzon prokurorinë për padinë e Metës: Merrni në pyetje Filip Talon dhe anëtarët e Autoritetit të Dosjeve

9 Dhjetor 2022, 15:23| Përditesimi: 9 Dhjetor 2022, 15:40

  • Share

1670596095_Untitleddesign421068x6011.jpg

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar vendimin e Prokurorisë për të mos filluar hetimet për padinë e Metës për Autoritetin e Dosjeve pasi i publikuan një dosje ku akuzohej një politikan i nivelit të lartë me iniciale I.M ishte spiun i ish Sigurimit të Shtetit.

Gazetarja e Report Tv Keti Banushi ka siguruar dosjen me argumentin e Gjykatës. Gjykata thotë se prokuroria ka mbyllur një çështje pas hapur më parë ‘procedim penal’. Sipas Gjykatës për sa kohë që organi proçedues ka vlerësuar se duhet të kryente veprime hetimore për sqarimin e të dhënave të paraqitura në materialin kallëzues, nga ana e prokurorisë duhej të ishte regjistruar procedimi penal.

“Nga ana e organit të akuzës nga njëra anë është vendosur mosfillimi i procedimit për kallëzimin penal të sipërcituar, dhe, nga ana tjetër janë kryer veprime hetimore pa u regjistruar procedimi penal. Gjykata vlerëson të theksoi se në rastin konkret organi i akuzës duhet të regjistronte procedimin penal dhe të kryente veprimet hetimore të domosdoshme për veprën penale konkrete. Qëllimi i legjislatorit në parashikimin e nenit 291 të Kodit të Procedurës ka qenë renditja në mënyrë shteruese e atyre rrethanave që nuk lejojnë fillimin e procedimit. Gjë që do të thotë se organi procedues duhet të mjaftohet vetëm mbi bazë aktesh dhe të shikoj prima facie nëse ekziston ndonjëri nga shkaqet e parashikuara në dispozitën ligjore të sipërcituar”, thuhet në dosjen e siguruar nga Report Tv.

Gjykata e ka vënë theksin në vendimin e saj në faktin se pas regjistrimit të procedimit penal, organi i akuzës duhet të marrë në pyetje Filip Talon, personin që është kallëzuar nga I. M në ish sigurimin e shtetit.

“Të thërrasë dhe të pyes shtetasin Filip Talo rreth marrëdhënies së tij dhe emrit me organet e ish-Sigurimit të Shtetit deri në fund të vitit 1990: i) Të pyetet rreth fakteve dhe ngjarjeve të ndodhura në harkun kohor 1989- 1990; ii) Të pyetet rreth pretendimeve të tij për personin/at, i cili/të cilët kanë dhënë informacion apo kanë denoncuar pranë organet e ish-Sigurimit të Shtetit shtetasin Filip Talo; iii) Në varësi të shpjegimeve dhe pretendimeve të tij të administrohet dosja personale për çdo person konkret që gjendet pranë Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH”.

Gjithashtu Gjykata urdhëron prokurorinë që të administrojë të gjithë praktikën administrative të ndjekur nga AIDSSH që nga momenti i vënies në dijeni/marrjes të e-mail anonim dhe në vijim, duke përfshirë, por mos u kufizuar vetëm në dokumentacionin e thjeshtë, duke përfshirë çdo komunikim me shkresë apo në rrugë elektronike të shkëmbyer mes anëtarëve të AIDSSH; Procesverbalin/et ile mbledhjes/ve të Bordit të AIDSSH dhe vendimin/et marrë/a për efekt të këtij hetimi penal; iii) Çdo komunikim/informim/raportim të AIDSSH bërë pranë organeve të larta Shtetërore për efekt të këtij hetimi penal; iv) Procesverbal/et i/e tërheqjes së dosjes/ve për subjektin Filip Talo; Regjistrin e hyrje-daljeve në fondin arkivor të Autoritetit; vi) Regjistrin e shfrytëzimit të dokumenteve, etj.

Në fund gjykata kërkon gjithashtu që të pyeten të gjithë anëtarët e Autoritetit të Dosjeve.

“Të pyeten në cilësinë e personave që kanë dijeni në lidhje me rrethanat e hetimit: Gentiana Sula, Albert Nikolla, Altin Hoxha, Gjergj Marku, Skënder Vrioni dhe të çdo personi tjetër që është marrë me trajtimin e rastit konkret”, thotë gjykata.

Vetëm pasi të kryhen këto veprime - thekson Gjykata, mund të arrihet në konkluzion nëse në rastin konkret ka apo jo vepër penale.

Vendimi i gjykatës

 

Vendimi i gjykatës


Lajmi kryesor:

I.M spiun i ish-Sigurimit, prokuroria nuk filloi hetimet, Gjykata pranon ankimin e Metës dhe urdhëron: Të pyeten Filip Talo dhe anëtarët e Autoritetit të Dosjeve


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?