Protesta e gazetarëve në Kosovë

Çështja e Klan Kosovës, gazetarët dhe shoqëria civile dalin në protestë kundër Albin Kurtit: Nuk mund të mbyllësh një media

31 Korrik 2023, 18:34| Përditesimi: 31 Korrik 2023, 22:33

  • Share

KOSOVË- Dhjetëra gazetarë kanë dalë sot në protestë në Prishtinë, për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj një vendimi të autoriteteve të Kosovës, i cili mund të çojë në mbylljen e televizionit kombëtar privat, Klan Kosova. Vendimi konsiderohet i padrejtë dhe i rrezikshëm për lirinë e medias në Kosovë. Protestës i është bashkuar dhe shoqëria civile, e cila kërkon nga Albin Kurti të tërhiqet nga ky vendim skandaloz.

Një prej gazetarëve, Pranvera Behluli thotë se kanë protestuar për t’i treguar qeverisë së Kosovës se nuk mund ta mbyllin një media. Slogani i protestuesve ishte “Demokracia vdes në errësirë”.

“Sot kemi protestuar me qëllimin e vetëm për t’i dërguar një sinjal Qeverisë së Kosovës se nuk do mund ta mbyllin një medium në Kosovë, ngase kjo që po ndodh është e paprecedentë që nga pas lufta e këtej. Mesazhi ynë ka qenë i qartë, s’do mund ta ndalin lirinë e shprehjes në Kosovë”, tha një gazetare.

Protesta u raportua edhe nga prestigjiozja amerikane “Washington Post”, e cila shkruan se një numër i madh gazetarësh dhe anëtarësh të organizatave të shoqërisë civile u mblodhën në qendër të Prishtinës për të protestuar kundër pezullimit të funksionimit të transmetuesit. Në artikull thuhet se protestuesit thanë se ishte një veprim “i motivuar politikisht” i ndërmarrë nga qeveria e kryeministrit Albin Kurti dhe se kjo ishte mbyllja e parë e një medie që nga fundi i luftës së Kosovës 1998-1999.

Çështja e Klan Kosovës nisi muajin e kaluar kur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ngriti kallëzim penal ndaj Shoqërisë Tregtare “KLAN KOSOVA”, me “pretendimin se në certifikatën biznesit te ndërrimi i pronarëve, figuron Pejë – Serbia dhe Gjakovë – Serbia”, duke shtuar se “nuk lejohet regjistrimi i një biznesi ku vendbanimi është në kundërshtim me parimet themelore të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, pasi që në bazë të këtij dokumenti vërtetohet se qyteti i Pejës dhe Gjakovës është nën administrimin e Republikës së Serbisë”.

Ndonëse kompania tha se ka bërë ndryshimet, Komisioni i Ankesave, sipas ministrisë, ka “gjetur përpjekje të vonuara të palës për t'i korrigjuar shkeljet e saj ndër vite, të cilat ende nuk kanë shkuar deri në fund”. Klan Kosova e cilësoi të padrejtë pretendimin e Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave lidhur me dokumentet e regjistrimit të kompanisë pronare të televizionit.

Ora 19:06
'Demokracia vdes në errësirë', 'Washington Post' raporton për protestën e gazetarëve në Prishtinë

Media amerikane “Washington Post” ka raportuar për protestën e gazetarëve në Prishtinë kundër pezullimit të licencës së Klan Kosovës. “Washington Post” shkruan se një numër i madh gazetarësh dhe anëtarësh të organizatave të shoqërisë civile u mblodhën në qendër të Prishtinës para ndërtesës kryesore të qeverisë për të protestuar kundër pezullimit të funksionimit të transmetuesit.

Në artikull thuhet se protestuesit thanë se ishte një veprim “i motivuar politikisht” i ndërmarrë nga qeveria e kryeministrit Albin Kurti. Ishte mbyllja e parë e një medie që nga fundi i luftës së Kosovës 1998-1999, thanë ata, duke mbajtur një pankartë ku shkruhej "Demokracia vdes në errësirë".

Javën e kaluar, Ministria e Industrisë dhe Tregtisë e Kosovës ia pezulloi licencën Klan Kosova, pasi dokumentacioni i regjistrimit të biznesit të saj në Maqedoninë e Veriut fqinje tregoi se pronarët e saj i kishin emërtuar komunat e Kosovës sikur t'i përkasin Serbisë, "gjë që është shkelje e kushtetutës së Kosovës”, u tha në një deklaratë të lëshuar të hënën.

Kryeredaktori i Klan Kosovës, Gazmend, Syla e quajti pezullimin “të padrejtë”.

"Ne e konsiderojmë këtë një lloj presioni për të na ndaluar të bëjmë atë që po bëjmë," tha ai për Associated Press, duke shtuar se ata do të kundërshtonin vendimin e qeverisë në gjykatë.

Muajin e kaluar, Agjencia Kosovare e Regjistrimit të Bizneseve gjeti fajin e supozuar dhe vendosi të pezullojë funksionimin e stacionit televiziv, një veprim i mbështetur javën e kaluar nga ministria.

Stacioni ka thënë se tashmë i ka rregulluar problemet siç është kërkuar.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • dren: 01/08/2023 08:49

    Vazhdojne gomarlliqet e idjotit Kurti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?