Adriatik Lapaj duket se po përpiqet që çtensionojë raportin me Endri Shabanin, të cilët bashkë në një koalicion u kërkuan votën shqiptarëve për zgjedhjet e 11 majit, nga ku arritën të fitonin vetëm një mandat deputeti në Tiranë.
Ndonëse në pamje të parë duket se “molla e sherrit” në marrëdhënien mes Lapajt dhe Shabanit, është daja i këtij të fundit, Zeqir Kordhoni, i cili i kërkoi KQZ-së të pranojë revokimin e dorëhëqjes nga lista e mbyllur e “Nisma Shqipëria Bëhet”, avokati akuzoi përmes rrjeteve sociale bashkëluftëtarin e tij në zgjedhjet parlamentare, se po tregohet hileqar dhe i pabesë.
Ndërsa sot, Lapaj kërkon pajtimin me Shabanin, të cilit i thotë se duhet të zbatojnë me ndershmëri ujdinë politike mbi të cilën u themelua koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, edhe si një detyrim i lindur nga besimi që i 64 mijë votuesve, që shpresuan për një mentalitet të ri politik.
“Në këtë histori, të dhunuarit e vetëm janë 64.000 qytetarët që na votëbesuan dhe qindra aktivistët tanë që dhanë gjithçka në këtë betejë.
Ndiejmë keqardhje të sinqertë për situatën e krijuar në lidhje me çështjen e mandatit dhe ju sigurojmë se nuk po i shmangemi përgjegjësisë sonë, por po bëjmë çdo përpjekje të ndershme për të mos ju zhgënjyer dhe për të ruajtur besimin që na keni dhënë.
Sepse për ne, gara e ndershme dhe meritokracia janë dy shtyllat mbi të cilat u ngrit “Shqipëria Bëhet”. Ishin të vetmet armë që kishim përballë një sistemi të kalbur. Ishin këto dy parime që frymëzuan 64.000 qytetarë të na mbështesin pa interes.
Ndaj po goditen sot, me shënjestër të saktë, si nga snajperistët e zakonshëm të sistemit, ashtu edhe nga ata që u shërbejnë si zëdhënës.
Nëse gabimi ynë është dorështrirja për bashkëpunim, mund të na gjykoni! Ne po kërkojmë thjesht që marrëveshja parazgjedhore të realizohet ashtu siç u dolëm qytetarëve në fushatë. Është pikërisht ajo pika që dëshmon qasjen tonë për garën.
Theksojmë se ne nuk do të heqim dorë nga besimi që gara e ndershme është rruga e vetme për të rikthyer besimin në demokraci. Përtej çdo shantazhi e hileje, brenda e jashtë sistemit, ne do të qëndrojmë.
Jemi në pritje të reflektimit dhe uljes për zgjidhje nga pala tjetër në Koalicion. Ne e konsiderojmë këtë një moment që duhet tejkaluar si detyrë ndaj zgjedhësve tanë. Jemi në pritje të Z.Shabani dhe Z.Soko për ta adresuar me maturi e të vazhdojmë punën për zgjedhjet vendore.
Sepse rrugën e nisur, nuk do ta lëmë në mes”,- thuhet në reagimin e “Shqipëria Bëhet”.
“Telenovela e Mandatit” nisi pasi daja i Shabanit, i cili vendosur fiktivisht në listën e mbyllur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit, i kërkoi KQZ të pranojë revokimin e dorëheqjes nga gara dhe si rrjedhojë e drejta për mandat, të cilin e kishte dhënë pak para zgjedhjeve të 11 majit, në funksionon të strategjisë Lapaj-Shabani për hartimin e listave.
Me të njëjtën metodë si daja i Shabanit, Lapaj shtyu kandidaten e tij në listën e mbyllur, e renditur në vendin e katërt, Kleana Xhuveli, të kërkojë gjithashtu revokimin e dorëheqjes.
Dje Lapaj i dërgoi një letër KQZ-së që mos njohë revokimet e dorëheqjeve të kandidatëve që garuan për deputetë më 11 maj, nën siglën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, me arsyetimin se kandidatët e listës së mbyllur në Qarkun Tiranë dhanë dorëheqjen më 11 maj, para procesit të votimit dhe numërimit të votave, dhe kjo dorëheqje, sipas avokatit, është dorëheqje nga kandidimi, jo nga mandati, pasi mandati në këtë fazë nuk ekziston ende dhe nuk mund të heqësh dorë nga një ngjarje e së ardhmes.
Ndërsa sot, avokati i shtrin dorën e bashkëpunimit Shabanit, ndërsa distancohet nga çdo lloj dhune apo hakmarrje drejtuar kreut të Nismës Thurje, nga militantë dhe mbështetës të “Shqipëria Bëhet”.
lajm në përditësim…
Komente

Pa hyre ju e shiko si beni si qente,imagjino te fitonit me shume vende!!!
PërgjigjuVdiq per tu bere deputet ky i shkreti. Une them te bejme edhe njehere zgjedhje dhe Lapaj te vihet i pari ne liste. Ve bast qe as vjehri i tij i koruptuar nuk e voton me.
PërgjigjuPo vdes per tu ber deputet po nuk merr me vota