Blushi në ‘Pa Protokoll’: Rama korruptoi zyrtarin e FBI! Deputeti socialist: Dezinformim, s'ka hetim për kryeministrin! Sula: Të shpjegohet në Kuvend

3 Shkurt 2023, 21:37| Përditesimi: 4 Shkurt 2023, 07:04

  • Share

TIRANË- Çështja e zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal ka trazuar ujërat e politikës shqiptare. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi komentuar në Report Tv këtë çështje ndërsa Ramën se ka arritur të korruptojë zyrtarin më të lartë të FBI-së.

Në emisionin ‘Pa Protokoll’ të gazetares Anduela Ndreu ishte edhe deputeti socialist Denis Deliu. Ai kundërshtoi Blushin duke thënë se ky është një dezinformim duke theksuar se nuk ka asnjë hetim për kryeministrin Rama. Deliu theksoi se takimi i Ramës me McGonigal nuk ka qenë takim privat por ka ardhur si zyrtar i FBI.

“Fakton pretendimet e opozitës sa i përket përdorimit të zyrës së kryeministrit jo vetëm si çerdhe mafioze, por keqpërdorimit për të paguar për influencë të paligjshëm duke cenuar marrëdhëniet mes dy vendeve. Çështje e rëndë, kemi përfshirjen me emër dhe mbiemër të kryeministrit të një rasti të korruptimit të një zyrtari të lartë të FBI”, tha Blushi.

Dezinformim i madh i publikut. Nuk ka asnjë aktakuzë për kryeministrin shqiptar, ka vetëm për Charles McGonigal i cili nuk është akuzuar për korrupsion me Ramën, por për deklarim të rremë. Një person i vetëm nuk mund të dalë jashtë kontrollit që SHBA ka ndaj këtyre njerëzve. Përderisa ka ardh në Shqipëri ka përdor tel zyrtar të FBI dhe e-mailin zyrtar caka të keqe kështu, kryeministri takon anëtarët e FBI se jemi partnerët strategjikë. Kam prova dhe fakte që duhet ti besojnë edhe njerëzit", tha Deliu.

Sa i takon mungesës së Ramës në interpelancën e kërkuar nga opozita, deputeti demokrat Dash Sula tha se ai duhej të vinte dhe të jepte llogari për takimet me McGonigal, ndërsa thekson se kjo çështje duhet hetuar. Sula ngre pyetjen se përse nuk ka një protokoll nga kryeministria për takimin e Ramës me McGonigal dhe përse nuk është zbardhur se çfarë është diskutuar.

"Pse ndodh që kryeministri i vendit tim duhet të bëjë një takim privat, pa zbardhur një bisedë ca është thënë, diskutuar, në një kohë që e ka detyrimin që kur bëhet fjalë që vjen një zyrtar i SHBA, pyetja  e parë që bëhet ti je në rrugë zyrtare. Nuk ka një protokoll, orari dita ora që ka hyrë, ca është folur. Nuk është lajmëruar ambasada e SHBA. Kemi një akt akuzë për McGonigal. Kjo çështje duhet hetuar, moralisht dhe politikisht Rama ka detyrë të japë shpjegime”, tha Sula.

Nga ana tjetër, socialisti Deliu nuk e përjashtoi mundësinë që Rama të marrë pjesë në interpelancë me opozitën mbi këtë çështje, pasi sipas tij nuk ka asgjë për të fshehur, e madje qëndrimin e tij e ka dhënë edhe në disa intervista televizive pas kaosit që u krijua në Kuvend.

“E dyta seanca që u zhvillua në kushte jo normale. Megjithatë kryetarja e kuvendit lexoi rastet kur ka ndodhur që kryeministri nuk është paraqitur për interpelancë. Është e drejta e opozitës mos ta pranojë. Do kërkojnë sërish interpelancë dhe është konferenca e kryetarëve që vendos dhe zgjedhja e kryeministrit nëse do vi apo jo. Unë mendoj se do vi se nuk ka asnjë problem. ishte mbrëmë në disa media që e shpjegoi. Pyetjeve iu kishte dhënë përgjigje dhe do i lexonte Spiropali”, tha Deliu.

Blushi thotë se Rama duhet të ishte larguar pas daljes së këtij skandali. Ndërsa thekson se korruptimi i zyrtarit të FBI ka pasur si qëllim edhe shkatërrimin e opozitës, gjë të cilën e kërkon vetëm Edi Rama.

“Duhet të kishte ikur një orë e më parë. Fakt që përmendet 14 herë nën një akt akuzë të drejtësisë amerikane. Kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë, të përforcuar sot edhe nga prokurorët amerikanë që kanë folur për New York Times. Të mbyllës sytë para këtyre fakteve, kjo është demagogji.

I vetmi person i interesuar për të shkatërruar opozitën është Edi Rama. Ky është ortaku tjetër i McGonigal, personi A. Rosini është ortaku i tij që akuzohet për lidhjen me oligarkun rus. Për Edi Ramën marrëdhëniet me SHBA janë marrëdhënie aferash”, tha Blushi në Report Tv.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës në kohën e komunizmit, dhe mosdeklarim të shumës së dollarëve, për të cilat ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?