Tom Homan, ish-zyrtar për kontrolle kufitare

Çështja e nxehtë e imigrimit/ Donald Trump rikthen Tom Homan 'cari' për kontrollin e kufijve! Priten dëbime masive të imigrantëve pa dokumente

11 Nëntor, 08:15| Përditesimi: 11 Nëntor, 11:05

  • Share

SHBA - Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se do të rikthejë zyrtarin me qasje të ashpër kundër imigrimit, Tom Homan, për të mbikëqyrur kufijtë shtetërorë në administratën e ardhshme.

Republikani 78-vjeçar është zotuar se qysh në ditën e parë të presidencës së tij, do të nisë operacionin më të madh në historinë amerikane, duke dëbuar imigrantët pa dokumente.

“Jam i lumtur të njoftoj se ish-drejtori i Kontrollit Kufitar, Tom Homan, do t’i bashkohet administratës Trump, i angazhuar për kufijtë kombëtarë (Cari kufitar)”, ka shkruar Trump në platformën e tij sociale, Truth Social.

“E njoh Tomin për kohë të gjatë, nuk ka asnjë njeri që mund të kontrollojë më mirë kufijtë tanë”.

Homan do të jetë i angazhuar për “dëbimin e të huajve që paligjshëm për në vendlindje”, ka shtuar Trump.

Ish-presidenti amerikan i ka fituar bindshëm zgjedhjet e 5 nëntorit, ndërsa gjatë fushatës zgjedhore e ka përsëritur disa herë se do t’i dëbojë imigrantët pa dokumente dhe ka çuar përpara retorikë të dhunshme për ata që “helmojnë gjakun” e Shteteve të Bashkuara.

Ndonëse Qeveritë amerikane kanë probleme me vite në menaxhim të kufirit jugor me Meksikën, Trump i ka rritur edhe më shumë shqetësimet, duke pretenduar se është duke ndodhur një “pushtim” i SHBA-së nga migrantët, të cilët do t’i dhunojnë dhe vrasin amerikanët.

Megjithatë, statistikat tregojnë se dhuna dhe krimi në këtë zonë kufitare, që ishin rritur gjatë administratës së parë të Trumpit, është zvogëluar vit pas viti në administratën aktuale të presidentit Joe Biden./ REL

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?