Çështja e PD-së, avokati Duraj në Report Tv: Vendimi i Celibashit i drejtë, KAS do e lërë në fuqi! Grupi Alibeajt rrezikon të mos futet në zgjedhje

12 Mars 2023, 14:42| Përditesimi: 12 Mars 2023, 14:52

  • Share

Avokati Alban Duraj ka komentuar në Report Tv situatën e krijuar në KQZ mes dy grupeve të Partisë Demokratike, të cilat kanë ankimuar në KAS vendimin e Ilirjan Celibashit. Në një intervistë për gazetarin Nertil Agalliu, Duraj thotë se KAS me shumë mundësi do të lërë në fuqi vendimin që ka dhënë KQZ, që Berisha nuk mund të regjistrohet në zgjedhje me siglën e PD, ndërsa nga ana tjetër Lulzim Basha duhet të firmosë deklaratën solemne të parashikuar në Kodin Zgjedhor. Duraj shprehet se PD e Alibeajt rrezikon që të mos futet në zgjedhje.

“Jemi në një ngërç ligjor për shkak të konfliktet të brendshëm që kanë dy fraksionet brenda PD. Basha edhe pse ka dhënë dorëheqjen ka bërë një lëvizje taktike ta futur në kolaps këtë parti derisa të qetësohen ujërat. Vendimi i KQZ ka qenë i drejtë ndonëse të dyja palët janë të pakënaqura nga ky vendim. Ashtu sikurse grupi i Berishë s’ka mazhorancën në parti, por nga ana ligjore s’ka mundësi për të qenë de juro kryetari partisë. Ai se ka mundësinë ligjore, duke qenë se vendimi i apelit ishte një vendim që e kthente për gjykim dhe ky vendim është apeluar në gjykatë të lartë.

Është një dokumentacion i paplotë se Basha është në krye të partisë. Edhe dorëheqjen nuk e ka regjistruar në regjistrin e partive politike. Mendoj se vendimi i KAS do jetë një vendim që do lërë në fuqi vendimin që ka dhënë KQZ. PD rrezikon të mos regjistrohet”, tha Duraj.


Lajmi kryesor:

Dy PD-të ‘përplasen’ në KAS, caktohen relatorët! Ilirjan Rusmaili 'merr në dorë fatin' e Rithemelimit! Koli Bele caktohet për ankimimin e Alibeajt


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?