Kronikë

Biznesmeni Abule merret i pandehur për pastrim parash! Nesër SPAK i komunikon akuzën Veliajt dhe Xoxës

22 Korrik, 11:05| Përditesimi: 22 Korrik, 14:45

  • Share

TIRANË- Pesë muaj pasi mori masat e sigurisë, Prokuroria e Posaçme ka nisur komunikimin e akuzave për dosjen ndaj ish kryebashkiakut Veliaj, bashkëshortes së tij dhe 6 biznesmenëve.

I thirrur këtë të martë në SPAK ishte biznesmeni Elman Abule, i cili i është komunikuar se është marrë i pandehur për akuzën e pastrimit të parave.

Ndërkohë, nesër pritet që SPAK t’i komunikojë akuzat edhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, si edhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.

Veliaj ndodhet në qeli prej 10 shkurtit, ndërsa Xoxa nën masën detyrim paraqitje. Të dy po hetohen për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.

SI.E./K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tesla Insurance Claims H1 2024: 23/07/2025 11:06

    ok!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?